Astrit Patozi, koordinatori i partisë Bindja Demokratike në një intervistë në edicionin e lajmeve në Report Tv tha se presidenti Ilir Meta ftoi vetëm shokët e kryetares së LSI-së për të diskutuar në lidhje me datën e zgjedhjeve përpara se të vendosej.
"Iliri nuk na ka ftuar se nuk na pëlqen nuk na ka shokë, miq, ai ka dëshirë që të mos merremi me politikë fare. Ai e ka kthyer presidencën në kioskë private që të ftojë vetëm shokët e së shoqes, por kjo është një gjë që nuk na intereson. Aty ishin parti që në dy zgjedhjet e fundit nuk kanë garuar. Të gjithë aleatët e Bashës nuk kanë garuar dhe më herët kanë qenë në strehën e PD-së. Në 25 prill do të shkojmë në zgjedhje. Njerëzit duhet ta dinë që data e zgjedhjeve nuk ka asnjë vlerë. Ai bëri sikur u lodh sikur i pyeti të gjithë e gjeti një gjë të mesme gjasme konsensus. Vlerë ka klima, rregullat e lojës e atmosfera. Ai bëri kërkesë dhe i dha rëndësi një gjëje të parëndësishme. Shokët e Monikës le t'i thirri prapë. Ne do të jemi në garë e nuk na ndalon dot", tha Patozi.
Në intervistën me gazetarinn, Patozi tha se duhet të krijohet një front i përbashkët mes forcave politike duke u bërë ftesë të hapur. Ai tha se në Bindjen Demokratike janë disa njerëz me kauzë të përbashkët dhe ideja në shqipëri është që të krijohet një front sepse qytetarët kanë nevojë për ndryshim.
"Përshëndesim çdo lloj lëvizje se Shqipëria s'mund të mbesë peng i së keqes më të vogël nëse do të ngelim në mëshirë të stalanjacionit. Rrotacion është Basha, stalancion është Rama. Në aleancë me njëri-tjetrin e kanë quajtur njëri tjetrin aleancë qelbësirash. Në vitin 2013 Iliri dhe Rama bënë një marrëveshje të pështirë. Janë të njëjtët që kanë bërë marrëveshjet e tmerrshme. Ne nuk hyjmë për kryetar bashkie. Ne kandiduam se do të kandidojmë në çdo zgjedhje që do të ketë se është e vetmja mënyrë për të ndryshuar. Vjet kemi hyrë kundër Edi Ramës dhe kundër jemi prapë. Janë shqiptarët që do të vendosin. Shqiptarët ka nevojë për ndryshim dhe nuk mund të ketë alternativa të tjera. Këto forca politike duhet të krijojnë një front të përbashkët, është ftesë dhe mendim për secilin. Ne nuk jemi për rrotacion por për ndryshim. Nga hëna nuk do t'i marrim njerëzit, do flasim për përgjegjësi institucionale ata që kanë bërë gjëmat duhet të mbajnë përgjegjësi dhe unë mbaj përgjegjësi për gjithë kohën time. Le t'i hapim letrat unë jam shumë i hapur. Partia mban përgjegjësi që nga dita e krijimit. Nuk jam unë Bindja Demokratike, janë disa njerëz me kauzë të përbashkët. Kush ishte ideja, në Shqipëri ose të krijohet një front", tha Patozi.
Koordinatori i BD u shpreh se PD me në krye Bashën ka vdekur, pasi mungon edhe minimumi i rregullave që mund t'i mbajë bashkë ata njerëz dhe nuk është faji i atyre që janë larguar.
"Unë nuk kam më asnjë punë me partinë personale të Lulzim Bashës, problemi i PD nuk është as Patozi as Topalli, por aty mungon edhe minimumi i rregullave që mund të mbajnë bashkë njerëz me interesa të përbashkëta, është vrarë çdo gjë dhe ajo ka bërë zgjedhjen e saj", tha Patozi.
Ik astrit patozi o parazit pa vlere per shoqerine
PërgjigjuEdhe une shok i Monikes jam me lane pa ftese
Përgjigju