Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi, i ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" komentoi protestën e studentëve për tarifa më të lira studimore dhe investime në universitete e konvikte. Patozi tha se protesta nisi furishëm me entuziazëm dhe motivim kur ishte në dorë të studentëve, ndërsa aktualisht kur në të është përfshirë edhe politika, protesta ka humbur energjinë e ditëve të para. "Protesta tregoi edhe dobësitë, edhe forcën e një qeverie që është e detyruar të ndrydhet. PS ka qenë një parti shumë vitale. Studentët u organizuan spontanisht dhe vijojnë edhe sot ta shprehin revoltën e tyre kundër partive. Sot që po flasim protesta nuk ka të njëjtin sukses dhe të njëjtin motivim si në ditët e para kur ishte krejtësisht spontane, pas ndërhyrjes së partive", tha Astrit Patozi, ish-nënkryetar i PD.
Lajmi kryesor:
Aktualiteti politik dhe ‘ngërçi’ qeveri-presidencë/ Islami dhe Patozi në “5 pyetje nga Babaramo: Rama injoroi PS për Cakajn
/r.k./ReportTv.al