Patriarku i Rusisë, Kirill

Politikë

Patriarku rus Kirill do të takohet me Janullatos, Metën dhe zyrtarë të tjerë

18 Prill 2018, 13:32| Përditesimi: 18 Prill 2018, 16:54

  • Share

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill do të zhvillojë për herë të parë një vizitë zyrtare në Shqipëri, mes dative 28-30 Prill. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri patriarku Kirill do të takohet me kryepeshkopin e kishën Ortodokse shqipatre, Janullatos.

Gjithashtu mësohet se gjatë kësaj vizite, kreu i kishës Ortodokse ruse do të ketë takime edhe me presidentin e Republikës, Ilir Meta, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë. Lajmi për vizitën e kreut të kishës ortodokse ruse në Shqipëri është bërë i ditur nga vetë Kisha ruse, e cila ka shtuar se mes Partiarkut Kirill dhe kryepeshkopit Janullatos, egziston një miqësi gati 50 vjeçare të cilën e kanë ruajtur dhe e kanë forcuar gjithmonë edhe më shumë.
Njoftimi për vitiztën e Kirill në Shqipëri është bërë o dotur edhe nga Ambasada Ruse në Tiranë.

Për vizitën në Shqipëri, gjatë një pritjeje në ministrinë e jashtme ruse me rastin e Pashkëve, ka folur edhe vet Kirill, i cili është shprehur se shpresonte që kjo vizitë të zhvillohej në fund të muajit prill.


(Postimi i Ambasadës Ruse në Tiranë)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?