Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për publikimin e të dhënave personave duke akuzuar PS-në se i vodhi për t’i përdorur politikisht. Kreu i shtetit u bën thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë për të nxjerrë përpara drejtësisë përgjegjësit.
“Vjedhja nga sistemi digjital kombëtar dhe përdorimi politik i të dhënave personale, përmes metodave diktatoriale, është një lajm tronditës për çdo shqiptar por dhe për çdo europian. Ndaj të njëjtin shqetësim të thellë dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave survejimi e përndjekjeje, që e kthejnë vendin vite pas dhe i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë. Pyetjet legjitime të ngritura nga përfaqësuesja e SPD duhej në fakt të kishin alarmuar Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokatin e Popullit dhe çdo institucion shtetëror, që e kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor. Më 25 prill regjimi i fuksave do të marrë fund njëherë e përgjithmonë” shkruan Meta.
Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza dhe ironi ndaj presidentit Meta ku thotë se ai patronazhistëve t'iu marrë të keqen pasi sipas tij ata e njohin mirë atë dhe se nga zgjedhjet e 25 prillit, Meta do të "dilte i rruar dhe qethur". Duke shpjeguar termin patronazhist, Rama tha se ajo është huazuar nga SHBA dhe se patronazhisti është klasa e parë për të vijuar karrierën politike dhe një mision që i dërgon ata shtëpi më shtëpi dhe i pyet për problematikat e tyre.
Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schwabach në Gjermani i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kreut të PS për Tiranën ku shpreh shqetësimin e saj lidhur me përdorimin për arse elektorale të të dhënave të 910 mijë votuesve në kryeqytet.
Mos ja varni o popull, denigroheni me vote, se eshte i rrezikshem sa dhe OFL-istet. U eshte ngjitur krimineleve si muti pas kepuces.
Përgjigju