SPAK

Politikë

Patronazhistët, PS paditet në SPAK nga një organizatë rinore! Kërkojnë dëmshpërblim dhe fshirje të të dhënave! Por Prokuroria e Posaçme u shpreh një herë për çështjen

19 Korrik 2021, 16:17| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 14:40

  • Share

Rikthehet çështja e patronazhistëve. Një organizatë rinore me emrin GUXO ka paditur Partinë Socialiste pak muaj pas zgjedhjeve dhe i kërkon dëmshpërblim. 162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, kanë 3 kërkesa për SPAK duke përfshirë edhe dënimin e atyre që ata i konsiderojnë përgjegjës.

Avokati Arlind Ahmetaj tha se kërkesa e 162 personave është dënimi i përgjegjësve, fshirja e të dhënave personale nga çdo server dhe të dëmshpërblehen.

"Në fushatën zgjedhore 2021 ndodhi një rast shumë i rëndë. Të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve u mblodhën dhe u përpunuan nga palë të treta. Kjo është një shkelje e rëndë e nenit 35 të Kushtetutës dhe të nenit 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ne kemi identifikuar rreth 22 vendime që dënojnë ashpër një fenomen të ngjashëm. Për këtë arsye kemi dërguar në SPAK  3 kërkesa. Dënimin e personave përgjegjës, së dyti fshirjen e të gjitha të dhënave personale që janë përdorur nga palë të treta, të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve shqiptarë, dhe së treti dëmshpërblimin e këtyre 162 qytetarëve që na janë bashkuar në këtë nismë", ka thënë përfaqësuesi i shoqatës para SPAK pasi bëri denoncimin.

Por ky denoncim duket si një blof. Kjo për shkak se Prokuroria e Posaçme për Antikorrupsionin e ka shqyrtuar më parë ështjen e patronazhistëve. Në një komunikim në maj të këtij vitit, një muaj pas zgjedhjeve, SPAK deklaroi se vëren se listat e patronazhistëve të PS që nxiten debate para 25 prillit, për të dhënat personale të banorëve të Tiranës, nuk ka elementë të veprës penale për korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje. 

Këto dy vepra janë kompetence e SPAK dhe çështja do t’i kalonte për kompetencë Prokurorisë së Tiranës për veprën penale vjedhja e të dhënave personale.

Patronazhistët nxitën shumë debat në arenën politike pak para zgjedhjeve, ku në një database me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, u tha se po përdoren nga PS.

Ndërkohë që Report Tv, përmes një liste të siguruar ekskluzivisht, vërtetoi atë që ishte paralajmëruar edhe nga mazhoranca, por edhe nga të tjerë figura të rëndësishme politike, se edhe partitë e tjera opozitare kishin të njëjtin sistem si punë të përditshme të tyre. Lista që Report Tv siguroi ishte një pjesë e gjithë asaj që zotëronte PD, e cila nuk kishte një database të plotë por të copëtuar.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teqe: 19/07/2021 14:55

    Nuk ka korrupsion por ka bashkepunim ne formen e organizates kriminale dhe kjo eshte ne kompetence te Spak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?