ELBASAN- Patrulla e policisë është përplasur mbrëmjen e djeshme me një automjet pranë shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri në Elbasan. Për pasojë ka mbetur i plagosur Komandati i Grupeve të Gatshme Enver Muça. Ai është dërguar në Spitalin Kirurgjik në Elbasan ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia njofton se makina e policisë është përplasur me një mjet tip Benz, të drejtuar nga 22-vjeçari me iniciale A.J.,
Të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të rënda. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet e saj.
Komente
