Kronikë

Patrullimet e përbashkëta/ Proda: Siguria është pasaporta e vendit tonë; Ambasadori italian: Intensifikojmë shkëmbimin e eksperiencave

18 Korrik, 14:27| Përditesimi: 18 Korrik, 14:46

  • Share

Policia Shqiptare dhe Policia Italiane kanë nisur patrullimet e përbashkëta për sezonin turistik në Shqipëri.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan një vizitë ku takuan patrullat e përbashkëta shqiptaro-italiane në zonat bregdetare të Durrësit.

Ilir Proda theksoi se siguria e turistëve në Shqipëri, është pasaportë për imazhin e vendit tonë.

“Siguria është pasaporta e imazhit të vendit tonë dhe, në këtë drejtim, prania juaj në terren është një mesazh i qartë: Shqipëria është e sigurt, mikpritëse dhe e hapur. Patrullimi i përbashkët është një model i suksesshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një garanci konkrete për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve”.

Nga ana tjetër, ambasadori italian, Marco Alberti, u shpreh se së shpejti do të ketë edhe punonjës të Policisë Shqiptare në Itali.

“Ky bashkëpunim nuk është njëkahësh; gra dhe burra të Policisë shqiptare do të jenë së shpejti të pranishëm në Itali, pasi qëllimi ynë është të intensifikojmë shkëmbimin e aftësive dhe eksperiencave profesionale mes dy policive”.

Në përfundim të vizitës, Proda garantoi ambasadorin Alberti se Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe përballë sfidave në fushën e rendit dhe sigurisë.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?