Patrullimi në Banjskë: Policia e Kosovës gjen një flamur të Serbisë, dhjetëra gëzhoja, karikator kallashi e qindra fishekë

5 Janar, 09:39| Përditesimi: 5 Janar, 10:18

  • Share

Policia e Kosovës ka gjetur në afërsi të një kodre në Banjskë të Zveçanit, një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të kallashit dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Sipas njoftimit tw policisw këto municione janë gjetur gjatë një patrullimi. Lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.

‘Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Kujtojmë se më 24 shtator të vitit të kaluar, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në këtë fshat, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?