Paul Pogba

Paul Pogba fiton betejën ligjore, CAS e kthen në fushë: Makthi mbaroi

5 Tetor, 11:35| Përditesimi: 5 Tetor, 11:36

  • Share

Paul Pogba shikon ‘dritë në fund të tunelit’. Mesfushori i Juventusit ka marrë një lajm të mirë nga CAS i Lozanës (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv), i cili ka reduktuar dënimin e tij për përdorim dopingu. Në fillim dënimi ishte 4-vjeçar ndërsa sot në Zvicër është reduktuar në 18 muaj.

CAS ka afruar kështu ndjeshëm datën e një kthimi të mundshëm në fushën e lojës. Futbollisti është endë nën kontratë me Juventusin dhe mund të japë kontributin për këtë ekip duke filluar që nga ky sezon, me rikthimin që parashihet në fundin e marsit 2025.

Pogba ka konfirmuar gjithçka në kanalet e komunikimit, duke thënë se për të mbaroi një makth.

‘’Më në fund makthi mbaroi, mezi pres ditën kur mund të ndjek ëndrrat e mia përsëri. Kjo ka qenë një periudhë tejet shqetësuese në jetën time sepse gjithçka për të cilën kam punuar aq shumë është vënë në pikëpyetje’’, tha Pogba mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?