Paul Pogba

Paul Pogba pozitiv me doping edhe në analizën e dytë, rrezikon katër vite pezullim

6 Tetor 2023, 14:37| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 14:42

  • Share

Paul Pogba është zyrtarisht pozitiv me testosteron. Kundër-analiza në testin e dytë  të kryer në laboratorin Acqua Acetosa në Romë ishte pozitiv, siç ndodhi në kontrollin e kryer menjëherë pas Udinese-Juventus më 20 gusht. Tanimë pritet të nisë gjyqi sportiv, me mesfushori francez të Juventusit që mund të vendosë nëse do të merret në pyetje apo do të dërgojë një përfaqësues ligjor me qëllimi për të nxjerrë në pah përdorimin pa qëllim të substancës së ndaluar për doping.

Pogba rrezikon deri në katër vite skualifikim, duke filluar nga një minimum prej dy vitesh nëse do të vërtetohej përdorimi i tij i pavullnetshëm i substancës së ndaluar. Megjithatë, nëse ai vendos të negociojë një marrëveshje për pranimin e fajësisë, Pogba mund të gëzojë një zbritje prej 50% të dënimit, duke arritur kështu 12 muaj në rastin e një dënimi më të zbutur.

Sa i përket Juventusit, edhe "Zonja" mund të pezullojë kontratën e mesfushorit. Me konfirmimin e rezultatit pozitiv, klubi mund të pezullojë menjëherë pagesën e tij, duke garantuar vetëm pagën minimale prej 39 mijë eurosh bruto. Sidoqoftë, skualifikimi do të çonte në përfundimin e mundshëm të kontratës që skadon në vitin 2026. Kështu klubi do të kursente disa milionë euro (rreth tridhjetë në total) për një lojtar që e ka parë fushën shumë pak deri tani.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?