Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, në deklaratat e dhëna përpara gjyqtarëve të Hagës është shprehur se Hashim Thaçi nuk kishte autoritetet të plotë në vendimmarrje, por se konsultohej gjatë gjithë kohës nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme me komandantë të UÇK-së.
“Baza për këtë përfundim janë disa faktorë, bisedat e shumta përmes thirrjeve telefonike që Thaçi realizonte me persona të ndryshëm nga jashtë Kështjellës. Kishte thirrje vazhdimisht, që shpesh nënkuptonte që duhej të dilte jashtë ose të shkonte në një cep të dhomës.
Përfshirja ime në fshatin e Rambujesë, jashtë Kështjellës, ku takohesha rregullisht me një shqiptaro-amerikan, që kishte marrëdhënie të ngushtë me UÇK-në dhe persona të tjerë të cilët më janë identifikuar si pjesëtarë të UÇK-së, ku diskutonim dispozita të ndryshme, sa i përket tekstit të marrëveshjes.
Mund të lexohej edhe nga gjestikulacioni. Krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshëm. Nuk më është krijuar që kishte kontroll të plotë, por mendoj se përfaqësonte interesa nga jashtë.”, tha Williams.
I pyetur e me kë komunikonte më shumë Thaçi, Paul Williams u përgjigj se fliste me shqiptarë të Kosovës apo komandantë të cilëve iu raportonte vazhdimisht.
“Nga sa kam kuptuar unë, të paktën bazuar në pyetjet qe kam bërë “me kë flet Hashimi gjatë gjithë kohës?”, mua më thonin me Kosovën. Me shqiptarët e Kosovës në Kështjellë, por ideja është që më thonin se ka thirrje telefonike nga mëmëdheu. Gjithashtu vura re, më kujtohet se më shumë binte telefoni i tij. Ai nuk kërkonte thirrje, atij i bënte telefoni”.
Lajmi kryesor:
Juristi amerikan Paul Williams dëshmitari i radhës në Hagë: Hashim Thaçi kontrollohej nga jashtë! Kam bashkëpunuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës
K.B/ReportTv.al