Paulo Fonseca

Paulo Fonseca prezantohet te Milani: Këtu për të fituar trofe

8 Korrik, 22:58| Përditesimi: 8 Korrik, 22:59

  • Share

Paulo Fonseca është rikthyer sërish në Serie A, këtë herë si trajneri i Milanit. Pas aventurës te Roma dhe më pas te Lille, Fonseca ka treguar ambiciet dhe krah Ibrahimovic ka rrëfyer së është bashkuar me kuqezinjtë për trofe.

“Dua të falënderoj klubin për besimin që pati tek unë dhe te puna ime. Jam shumë i motivuar, i emocionuar dhe besimplotë se mund të bëj një punë të mirë. E di që vij në një klub që do të fitojë. Isha në muze, pashë historinë e Milanit dhe me duhet të them që kam shumë ambicie për t’u bërë pjesë e kësaj historie. Zlatan Ibrahimovic më tregoi dhe hapësirën për trofetë e rinj’’, tha portugezi.

Trajneri i ri i Milanit u ndal edhe te nevoja e një qendërsulmuesi, me klubin që prej kohësh kërkon profilin ideal për zëvendësuesin e Giroud.

“E dimë që na duhet një sulmues. Po kërkojmë atë me karakteristikat e duhura. Sulmuesi ynë i ri duhet të jetë i fortë në 30 metrat e fundit. I kemi idetë e qarta, e dimë se çfarë lojtari duam dhe presim ta kemi këtu së shpejti. Jam këtu edhe sepse besoj shumë te lojtarët që kemi. Besoj shumë te kjo organikë. Sigurisht që kemi nevojë për ndonjë lojtar, pasi ka disa pozicione ku mund të përmirësohemi”, deklaroi Fonseca.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?