Pavarësisht Covid, Turqia deklaron të hapur sezonin turistik…Ja kur fillojnë fluturimet ndërkombëtare

14 Maj 2020, 10:27| Përditesimi: 14 Maj 2020, 10:29

  • Share

Ankaraja zyrtare ka deklaruar se do të hap sa më shpejt sezonin turistik. Autoritetet shpresojnë të joshin turistët me vendosjen e standardeve të larta të sigurisë

Duke filluar nga mesi i qershorit, sipas autoriteteve do të lejohen fluturimet ndërkombëtare.

Ministria e Turizimit e argumenton planin e hapjes me faktin, se Turqia e ka nën kontroll krizën e shkaktuar nga pandemia.

Turqia është ndër destinacionet më të preferuara turistike për miliona pushues të huaj.

Por pandemia e koronavirusite ka paralizuar tani këtë sektor.

Që pas ndalimit të fluturimeve në mars dega e turizmit në Turqi ka pasur humbje të mëdha sipas Entit turk të statistikave (TÜIK).

Krahasuar me një vit më parë rënia në prenotimet e hoteleve ka qenë me 55,2 përqind.

Për këtë arsye qeveria turke e ka tani me ngut: Ankara do që sa më shpejt të jetë e mundur të shfuqizojë kufizimet për udhëtime, në mënyrë që sezoni turisitik 2020 të nisë me përpikmëri për të pritur turistët në plazhet turke.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?