Jens Stoltenberg

Pavarësisht kundërshtive të Turqisë, Stoltenberg: Jam i bindur se Suedia dhe Finlanda vitin tjetër anëtarësohen në NATO

26 Dhjetor 2022, 13:34| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 13:38

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se ai pret që Suedia dhe Finlanda të bëhen zyrtarisht anëtarë të NATO-s në vitin 2023.

Në një intervistë me DPA gjermane të botuar të hënën, Stoltenberg tha se nuk e di datën e saktë, por se ai ishte "absolutisht i sigurt se procesi i ratifikimit do të finalizohet në kohën e duhur".

Stoltenberg vazhdoi duke shtuar se ai nuk beson se Turqia do të vazhdojë të bllokojë rrugën e Suedisë dhe Finlandës drejt anëtarësimit pasi ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu kritikoi të dy kombet se nuk kanë bërë më shumë për ekstradimin e terroristëve të dyshuar në Turqi.

Kujtojmë se javën e kaluar, gjykata e Lartë e Suedisë ka refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e gazetarit turk, me arsyetimin se nëse kjo gjë realizohej, ky i fundit ishte në rrezik për jetën. Kjo ka sjellë edhe reagimin e presidentit turk ,Erdogan i cili tha se një sjellje e tillë nga Suedia nuk ishte aspak serioze.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?