Pavarësisht refuzimit të Azerbajxhanit, Armenia do të marrë pjesë në bisedimet e BE-së për Nagorno Karabakh

4 Tetor 2023, 16:50
  • Share

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, do të udhëtojë për në Spanjë ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të Bashkimit Evropian të enjten, pavarësisht raporteve se presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev është tërhequr, njoftoi qeveria e Armenisë.

Media shtetërore e Azerbajxhanit tha më herët të mërkurën se Aliyev kishte vendosur të mos merrte pjesë në ngjarjen e ndërmjetësuar nga BE në Spanjë, ku ai do mund të kishte zhvilluar bisedime me Pashinyan.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax, Interfax, citoi Pashinyan të thoshte se i vinte keq që humbi mundësinë për të zhvilluar bisedime me Aliyev dhe tha se kishte qenë gati të nënshkruante atë që ai e quajti një “përparim” në lidhje me bisedimet e paqes të dy vendeve, raporton Reuters.

Takimi pesë-palësh me krerët e Francës, Gjermanisë, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel ishte menduar të mbahej në Granada, Spanjë, të enjten./

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?