Tingujt e ndërtimeve të jashtëligjshme zhurmojnë në të gjithë Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës ndërsa makineritë punojnë intensivisht në hidrocentralet që do të degradojnë më tej lumin dhe bukuritë e Alpeve Shqiptare.
Në korrik të këtij viti, pas luftës së gjatë ligjore nga banorët e Luginës së Valbonës, Gjykata e Lartë vendosi të pezullojë të gjitha punimet ne hidrocentralet e sipër përmendura. Sipas vendimit, pezullimi i punimeve do të mbetet i vlefshëm derisa Gjykata të vendosë nëse ndërtimi i hidrocentraleve është bërë në përputhje me ligjin. Gjykata përkatëse ende nuk ka marrë një vendim, duke e bërë të paligjshëm ndërtimin aktual të hidrocentraleve brenda Parkut Kombëtar.
"Fatkeqësisht, nuk është për t'u habitur që investitori po injoron plotësisht vendimin e gjykatës. Siç mund të dëshmojnë banorët në zonë, veprimtaritë e jashtëligjshme kanë vazhduar prej kohësh. Vlen gjithashtu të rikujtohet se këto projekte nuk ishin transparente që nga fillimi, pa dëgjesa dhe konsultime të duhura publike. Për më tepër, u falsifikuan nënshkrimet e njerëzve duke prishur procedurën ekzistuese për të mbrojtur interesat kombëtare dhe publike. Besimi i njerëzve në sundimin e ligjit në Shqipëri është në rrezik kur investitorët shpërfillin vendimin e Gjykatës së Lartë sikur ligji të mos ishte i zbatueshëm për ta ”, thotë Rea Nepravishta nga WWF Adria.
“Është vërtetuar pa asnjë dyshim se projektet e vogla hidroenergjetike shkaktojnë dëme joproporcionale në krahasim me energjinë elektrike që prodhojnë. Shqipëria është tepër e varur nga hidrocentralet si burimi kryesor i energjisë dhe qeveria duhet të shikojë drejt burimeve të tjera të qëndrueshme dhe të rinovueshme të energjisë, veçanërisht ato diellore ”, përfundon ajo.
A do të reagojnë autoritetet kompetente? Sa kohë u duhet komuniteteve lokale të vuajnë akoma nga veprimtaritë e jashtëligjshme dhe uzurpimi i natyrës? WWF Adria u bën thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse që të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të ndalojnë të gjitha punimet e paligjshme në Parkun Kombëtar. Vendi duhet të shikojë drejt zgjidhjeve më të qëndrueshme, miqësore me natyrën në lidhje me kërkesat për energji, duke vënë nevojat e natyrës dhe njerëzve në radhë të parë./ Marrë nga faqa WWF Adria, misioni i së cilës është të krijojë një botë ku njerëzit dhe natyra jetojnë në harmoni.
Keto HEC duhet ndaluar me urgjence - zero diskutim zero tolerance.
PërgjigjuSigurisht qe do te vazhdojne.Kur nuk ishin ne gjendje te vinin nje gjobe kompanive te miellit(tregetia,ind.e lehte),mendoni se kane per t'i vene HEC?!Forca e shtetit aty eshte inekzistente.Rasti i mesiperm ngjan me rastin e H.Ford.Ford ishte futur ne nje beteje legale per te drejten e prodhimit te Modelit-T(ishte koha e monopoleve atehere).Pa hyre ne hollesi te gjyqit,pasi nuk ia vlen,po tregoj se Fordi ndyshe nga shume te tjere,qe pezullonin prodhimin,nuk e nderprehu dhe ne fund fitoi gjyqin,sepse ishte koha kur shteti filloi te forcohej.Edhe keta te njejten metode po perdorin,duan t'a bejne HEC,fakt te kryer kur te dale vendimi i fundit,e si rrjedhim nuk prishet dot dhe do te marrin nje O.K.,packa se ambienti prishet.
Përgjigju