Pavel Nedved

Sport

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

27 Dhjetor 2024, 15:57| Përditesimi: 27 Dhjetor 2024, 18:37

  • Share

Pavel Nedved është gati t'i rikthehet futbollit. Pas dorëheqjes si zëvendëspresident i Juventusit në vitin 2022, së bashku me të gjithë bordin e drejtorëve të kryesuar nga Andrea Agnelli, çeku u lirua nga të gjitha akuzat në gjyqin sportiv të lidhur me çështjen e fitimeve kapitale.

Ish-mesfushori i Juventusit është gati të nënshkruajë një kontratë në Arabinë Saudite, teksa e pret roli i CEO-s të Al Shabab, një klub në kryeqytetin Riad.

Nedved do të punojë në kontakt të ngushtë me trajnerin turk Fatih Terim, një njohës i vjetër i futbollit italian, njëherazi një fytyrë e re e skuadrës saudite ku luan edhe Giacomo Bonaventura.

Fillimisht Nedved ishte gati të kthehej në Republikën Çeke si CEO i një kompanie vendase, por më pas mbërriti oferta e majme arabe, e cila e bindi të kthehej në lojë pas dy vitesh larg botës së futbollit.

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?