Pazare në ‘minutat e fundit’ e kthim në shtëpi, trafik i rënduar jo vetëm në qendër, por edhe në akset rurale! Apeli i Policisë: Festoni të gëzuar duke respektuar ligjin

31 Dhjetor 2021, 17:29| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 19:29

  • Share

TIRANË- Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar edhe me trafik të rënduar. Shumë qytetarë i kanë lënë për “në minutat e fundit” pazaret për darkën e vitit të ri, të tjerë pasi kanë mbyllur punën janë kthyer në rrethe, në shtëpitë e tyre për të festuar këtë ditë të shënuar pranë familjarëve të tyre të mbledhur në një vakt të ngrohtë dhe me shumë dashuri, por kjo është përkthyer edhe në minuta të gjata pritjeje në trafik. 

Report Tv bën me dije se trafik është përqendruar jo vetëm në qendrat urbane, por edhe në akset nacionale dhe rurale. Nisur nga kjo, Policia u bën apel qytetarëve që t’i japin makinës me kujdes, e ndërsa thekson se janë shtuar patrullat në terren për monitorimin e situatës.

“Nisur nga fluksi shumë i lartë i automjeteve, jo vetëm  në qendrat urbane por edhe në akset nacionale dhe rurale, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme,  duke patrulluar me mjete të paloguara, si dhe po monitorohet qarkullimi i automjeteve me makinën inteligjente, dronë, radarë,  kamera e aparatë fotografik, me qëllim parandalimin e akisdenteve rrugore.

 Policia e Shtetit, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë në ato akse rrugore ku ka lëvizje të ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve. Të mos shpejtojnë pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë dhe nga makina inteligjente dhe masa administrative do t'ju shkojë në banesë . Të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse .

Të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve festive, drejtuesit e automjeteve në rast se do konsumojnë alkool të mos drejtojnë mjetet e tyre, por të përdorin mjetet e transportit publik, pasi Policia e Shtetit do të shtojë monitorimet duke përdorur alkooltestuesit  në të gjitha rrugët e vendit. Njëkohësisht Policia e Shtetit apelon për zbatim të masave anticovid, dhe për mospërdorim të fishekzjarrëve. Festoni të gëzuar duke respektuar ligjin.Policia e Shtetit ju uron gëzuar Vitin e Ri, mbarësi e shëndet, më shumë besim e bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?