Pazarit karakteristik në Gjirokastër i mungojnë turistët rus e ukrainas, artizanët: Të jemi dhe ne në paketën e ndihmës së qeverisë

29 Prill 2022, 22:04| Përditesimi: 29 Prill 2022, 22:21

  • Share

Konflikti i armatosur në Ukrainë ka dhënë ndikim negativ në turizmin kulturor e historik. Mjeshtri i drugdhendjes në Gjirokastër Anastas Petridhi shprehet për Report TV, se gjatë këtyre muajve, turistët kanë qenë të paktë kryesisht vendas, ndërsa menjëherë sapo nisi konflikti në Ukrainë çdo gjë është pezulluar.

 ‘Shumë dobët gjendja. Nuk dhe fuqi blerëse. Nuk ka lëvizje pothuajse fare, 5-6 veta lëvizin në gjithë pazarin është shumë pak.’- tha ai.

Petridhi kërkon që artizanët të përfshihen në paketën ndihmëse që miratoi qeveria.

‘Qëllimi si nga ana jonë dhe nga specialistët që merren me këtë punë, në Gjirokastër turizmi të jetë, vjetor jo sezonal. Të shpresojmë me përpjekjen e të gjithëve që të bëhet vjetor.’- u shpreh Petridhi.

Edhe artizanja Enkeleda Myrtaj thotë se turistët e lindjes përbënin kontigjentin potencial të blerësve.

‘Vitin që kaloi shumica ishin nga Ukraina dhe Polonia. Sivjet mendojmë se rritja e çmimeve që po ndikon negativisht edhe sikur të ketë fluks turizmi, mendojmë se nuk do të jetë aq produktive.’- tha Myrtaj.

Gjatë vitit të kaluar ndonëse nën kushte pandemike, Gjirokastra u vizitua nga 90 mijë turistë vendas e të huaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?