'Pazarit PS-Rithemelimi sot i doli boja', Pampuri në 'Studio Live': Do shndërrohemi në alternativë premtuese

9 Maj, 17:42| Përditesimi: 9 Maj, 18:52

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ishte e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ku foli për zhvillimet e fundit në PD. Sa i përket pretendimeve se u amnistuan të korruptuarit subjekte të GJKKO dhe SPAK, Pampuri u shpreh se këto dolën të vërteta edhe sot nga interpelanca e deputetit Alibeaj me ministrin Manja.

'Nuk ka pretendime, janë të qarta. Kur ka fakte dhe argumente ka qetësi, kur nuk ka flakë dhe tym. E vërteta të cilën enne nxorëm në pah para se amnistia të votohej. Amnistinë në parim e kemi votuar të gjithë. Nuk ishim kundër amnistimit të personave që kanë dalë në protesta kundër të korruptuarve. Protestohet në çdo vend të Europës.

Kemi qenë pro që të amnistohen. Por kemi paraqitur amendamentet tona. Kishim një kusht, të mos prekeshin ata që hetoheshin nga GJKKO dhe SPAK, nga një publikim i një prej gazetarëve doli në pah që përpos ajo që u trumbetua kishte dhe personazhe që dolën disa nga zoti Manja. Ndërkohë që zoti Manja po i numëronte, ky që ka bërë një tender pa garë amnistohet, ndërsa ai që ka dalë të protestojë rri në burg. Doli në pah e vërteta që kemi thënë. Doli vetë zoti Manja që shpalosi të gjithë të vërtetat.

Pazari vijon, sikurse vazhdon për të futur të larguarit nga grupi parlamentar. Pazarit i doli boja sot. Mesa dimë nuk kemi një informacion se cili nga protestues është përfitues i amnistisë. Nuk ishte prioritare kjo, ishte prioritare të liroheshin zyrtarët e qeverisë së korruptuarit e zotit Manja', tha Pampuri për Arbër Hitajn.

Sipas Pampurit, kryefjala sot duhet të jetë reforma zgjedhore, ndërsa Rithemelimi e hodhi në erë atë komision vetëm për pazare të vijueshme me mazhorancën.

'Sot 11 muaj para zgjedhjeve, kryefjala duhet të jetë reforma zgjedhore, vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit për të hetuar këdo. Nuk është prioritet të bëjmë shou atje se po bëjmë opozitën e madhe. Në këmbim të amnistisë, Rithemelimi mori që u hodh në erë reforma zgjedhore. Të kalosh në një grup bisedimi është absurditet', shtoi deputetja.

Sa i përket pretendimeve të Rithemelimit, se listat e hapura i kërkojnë vetëm partitë e vogla, Pampuri thotë se listat e hapura janë të domosdoshme së bashku me prioritetet e tjera.

'Hapja e listave është pjesë e një vendi demokratik, e bashkëshoqëruar me votimin, numërimin elektronik, vota e diasporës dhe president nga populli. Çfaë do të thotë kjo parti e vogël, parti e madhe? Qytetarët duan të zgjedhin deputetin që duan me votë. Atij i intereson individi që do votojë', theksoi Pampuri.

Ndërkohë, për propozimin e Ramës, për një rezolutë në bashkëpunim me partitë opozitare, Pampuri thotë se PD nuk bëhet pjesë e aleancave anti-SPAK.

'Çfarë komisioni, që do kontrollojë SPAK? Është absurde. Reagimi i ambasadës përshëndet në parim çdo iniciativë që është anti-korrupsion. Jemi partia që kërkojmë vettingun e politikanëve. Të ketë vetting para se të marrë postin. Ti mveshësh integrimit dhe negociatave këtë pjesën tjetër që është e gjitha një kalkulim i Ramës.

Ai thotë kam 110 vota, se ka votat e opozitës dhe duke patur këto del e bën shefin e madh, njeriun e pastër, në fakt është koka e korrupsionit. Ça do  më shumë Rama që të quhet mbret i korrupsionit. Është i vetmi që nuk ka shkuar në SPAK. Kjo është qeveria më e korruptuar në këtë vend këto 32 vite.  Nuk do jemi palë në këtë pjesë, për të kontrolluar SPAK', nënvizoi Pampuri.

Reagimet e Metës ndaj Bashës, Pampuri i sheh normale, pasi sipas saj kreu i PL-së gjatë viteve në politikë ka patur mjaft luhatje, herë me gjuhë të ashpër ndaj Berishës dhe herë duke sjellë Ramën në pushtet.

'Mbaj mend që një periudhë shumë të rëndësishme zoti Meta e mëbshteti Ramën dhe e solli në pushtet. Atëherë kur PD mori 1 milion shuplaka kundër dhe ishte Meta që u bashkua me Ramën. Më pas bëri këto kalimet. Zoti Meta ka patur ghjithmonë këto luhatjet. Ka patur dhe një gjuhë edhe më të ashpër ndaj zotit Berisha. Mesa duket përsqëritet një herë në disa vite dhe si duket është viti ky', u shpreh Pampuri.

PD, për Pampurin duhet të jetë një alternativë për qytetarët me program të qartë dhe me figura me integritet.

'PD ka nevojë të shndërrohet në një alternavitvë premtuese. Dhe kjo është kryefjala e takimeve, edhe takimeve të vogla. Si ta kthejmë PD në një alternativë premtuese dhe sfidues. Pa diskutim që ka njerëz. Kemi përfunduar një proces riorganizimi. Kemi për të prezantuar një program në fund të qershorit. Një parti mbahet nga një program i mirë dhe figura të pastra.

Qytetarët sot janë të zhgënjyer nga një qeveri e korruptuar. Kërkojnë alternativë, njerëz të pastër, program premtues. Për këtë po punojmë, çdo ditë në terren. As në 97 nuk krahasohet ajo që i ndodhi këto 3 vite PD-së, një përçarje e paparë. Kur lufta është brenda llojit, është dhe më e ashpër. 8 janari do mbahet mend në histori. Shenjat kanë mbetur. E kemi kaluar atë fazë dhe ftojmë qytetarët të votojnë një alternativë premtuese.

Do të ketë risi në figura të reja politike, të rinj të formuar në Shqipëri apo jashtë. Persona me integritet. Një ndërthurje mes të rinjve dhe atyre të politikës së kaq viteve. Çdo parti është e hapur për aleanca. Por kemi atë vijën e kuqe', tha deputetja.

Për një bashkëpunim të mundshëm me Rithemelimin, Pampuri thotë se nuk kthehemi më prapa.

'Kush është kreu i Rithemelimit? Dhe pse u ndamë në 9 shtator 2021. Nuk ka hapa prapa. Kemi hapa përpara', shprehet Pampuri.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zefi: 09/05/2024 19:39

    Vetem shpellaret dhe baxhellat shkojne pas Sali non grates.

    Përgjigju
  • Ledi: 09/05/2024 18:24

    Per cfar premtimi flet Pampuri per shprese ? Ju nuk I ipni shprese asnji shqiptari bashke me Rithemelimin e non grates qe akoma prallis majt tarraces

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?