PD akuza Manastirliut: Infermieres me simptoma s'i bëhet testi, Ogerta vetëm 5 tamponë për Shkodrën

8 Korrik 2020, 14:23| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 14:29

  • Share

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia akuzon ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për mungesë tamponësh për bluzat e bardha. Ai denoncon se një infermiereje të patologjisë në Shkodër që vijon të ketë simptoma nuk i është bërë tamponi dhe i është thënë se nuk ia bëjnë dot, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë. Spahia duke iu drejtuar Manastirliut, i thotë se në këtë mënyrë po rrit zinxhirin e infeksionit.

"Ogerta, vetem 5 tampone gjendje per Shkodren????? Rasti i infermieres së patologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës, po zbulon gënjeshtrën e madhe të Ogertës, e cila thotë se ka mjaftueshëm teste në dispozicion për rastet e dyshuara me Covid-19. Nëse keni siguruar furnizime testesh, atëherë si ka mundësi që cdo ditë ka denoncime nga personeli shëndetësor se nuk u bëhen tamponë kur i kërkojnë?

Si ka mundësi p.sh. që infermieres së patologjisë së Shkodrës, që vijon të ketë simptoma, i thuhet se nuk do i bëhet dot tampon, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë???? Si ka mundësi që puna vijon normalisht për kolegët e saj e askush nuk merr mundimin t’i testojë, ndërsa cdo ditë presin e përcjellin pacientë? A e kuptoni zonja ministre se po e rrisni vetë zinxhirin e infeksionit në këtë mënyrë?

Nëse keni teste sic thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla cdo ditë në spitale e qendra shëndetësore? Vërtetë mendoni se mund të fshihet me heshtje kjo situatë që agravohet cdo ditë? Si mund të mos veproni, kur virusi po bëhet zot pikërisht në vijën e parë të kësaj sfide????" shkruan ai.

Komento

Komente

  • Kirasi: 08/07/2020 15:21

    O Bardhi na ke ca taravolen o i biri i Spiunit Bashkepuntorit te Sigurimit te Shtetit Ali Spahise.. PD mbudhur me spiuna parti e qenefeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?