PD akuza Manastirliut, publikon mesazhin e mjekut: Po punojmë pa mjete mbrojtëse dhe pa sterilizim

27 Shkurt 2020, 21:39| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 21:40

  • Share

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar një mesazh, me anë të të cilit pretendon se i është dërguar nga një mjek në poliklinikën Qendrore në mes të Tiranës. Sipas mesazhit të dërguar nga mjeku dhe publikuara nga Spahiu pretendohet se në këtë qendër punohet pa maska mbrojtëse dhe nuk bëhet sterilizimi i mjeteve që kontrollohen pacientët.

Spahia akuzon ministren Manastirliu se e ka katandisur shërbimin shëndetëor nbë këtë gjendje skandaloze dhe bën propagandë se pajisjet mbrojtëse  janë stok në spitale.

Deklarata e Plotë e Bardh Spahisë:

Ja realiteti në Poliklinikën Qendrore në mes të Tiranës! Mjekët që punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim! Si mund të punohet në këto kushte që përshkruan mjeku, e që u rrezikojnë shëndetin atyre vetë të parëve? Po pacientët që shkojnë për shpëtim e mund të sëmuren më tej, sepse nuk ka mjete të sterilizuara apo edhe produkte bazike higjiene? Edhe në kushte normale, keni detyrimin ligjor, bazuar në ligjin që vetë keni miratuar në 2016-ën për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, që të garantoni kushtet e punës e të higjienës për personelin shëndetësor e për pacientët!

A ju vjen ndopak zor zonja Manastirliu, që e keni katandisur shërbimin shëndetësor në këtë gjendje skandaloze, edhe kur ka një gjendje alerti për shkak të Koronavirusit? Po si dreqin gënjeni aq trashë, duke deklaruar se keni siguruar edhe stok pajisjesh mbrojtëse, kur keni këtë situatë në zemër të Tiranës????

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?