Prej disa ditës selia blu dhe Presidenca janë duke akuzuar qeverinë dhe specifikisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se po manipulon listën e zgjedhësve duke ndryshuar regjistrimin e vendbanimit të qytetarëve. Këto akuza janë sfumuar nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila është vënë në krah të ministrit duke thënë se bashkëpunimi Shqipëri dhe SHBA në zbatimin e ligjit është i fortë. Gjatë takimit të ambasadorja Kim ka pasur me ministrin Lleshaj është diskutuar në lidhje me regjistrimin e votuesve dhe përgatitjen e zgjedhësve ku do të përfshihet dhe votimi elektronik me ID biometrike.
"Sot patëm një diskutim shumë të mirë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-së për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e ID biometrike siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.", shkruan Kim në Twitter.
Ambasadorja sqaron se këto sqarime janë publikuar në "në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit".
Ky reagim vjen pikërisht në një kohë kur PD ka kërcënuar ministrin Lleshaj me padi se po manipulon listën e zgjedhësve duke u ndryshuar atyre vendbanimin, ndërsa vetë Lleshaj tha se kjo është pjesë e procesit të regjistrimit të adresave të sakta të qytetarëve dhe se nuk ndikon në listat e zgjedhësve dhe në ndryshimin e qendrave të votimit.
Ehe po e thyeka qafen edhe ky gjenerali pa spaleta. Keshtu e takoj Znj.Kim edhe Dvoranin, edhe i ngriti patkonjte edhe ai. Urime urime good luck, thote ai mafjozi rilindas.
PërgjigjuHe more qente e pd e moret vesh se sandri nuk eshte mul nika???!! Ti rruani lesht tashti Sandrit
Përgjigju