PD akuza Ramës për plehrat në Durrës, por e dinte që në 2018 se mbeturinat do vinin në Sharrë

11 Qershor 2020, 13:23| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 15:02

  • Share

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj,  se mbushën Durrësin me plehra vetëm që t'i japin inceneratorit të tyre në Tiranë 100 milionë euro shtesë. Nënkryetari i partisë demokratike, Edi Paloka tha se mbushja e Durërsit me plehra ishte një inskenim i Ramës dhe Veliaj, për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë. Paloka shprehet se me kaq para mund të ndërtonin një landfill të ri modern, por sipas PD rama po kryen aferë mafioze me inceneratorët e plehrave.

"Mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar e mafias së plehrave. Ajo është një shfaqje kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë. Mafia e plehrave, me në krye Edi Ramën, kishte llogaritur me saktësi skenarin për të çuar 100 milionë euro para publike në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Taulant Ballës. Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama. Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit. Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti.  Dhe në fund, i dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi. Në inceneratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale. Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend. Që në fillim, inceneratorët e plehrave ishin një aferë mafioze, ndoshta më e madhja e qeverisë së Edi Ramës në këto 7 vjet. Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave. Vjedhja e parave të shqiptarëve nuk do të zgjasë edhe shumë. Me marrjen e drejtimit të qeverisë, këto afera korruptive do t'i nënshtrohen verifikimit dhe paratë e vjedhura do t’u kthehen shqiptarëve. Mafia e Plehrave nuk ka për të vendosur më për shëndetin e shqiptarëve", thotë Paloka.

Shpallja e gjendjes emergjente mjedisore nga Këshilli Bashkiak Durrës për shkak të situatës së mbeturinave, që kanë 'mbytur' qytetin dhe plehrat derdhen rrugëve, për Partinë Demokratike nuk është e panjohur. Por edhe pse akuzon sot, para dy vitesh PD ka pasur dijeni të plotë se Durrësi kishte nevojë për një landfill që të sistemonte mbeturinat e qytet dhe se ato do të dërgoheshin në Tiranë.

Në 10 korrik 2018 Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur  emergjencën mjedisore për të menaxhuar mbetjet urbane dhe ky vendim mban firmën e Alban Ramohitajt, kryetar i Këshillit Bashkiak në atë kohë dhe PD ka qenë pjesë e atij këshilli. Madje PD ka protestuar në atë kohë që të mbyllej dhe vend-grumbullimi i mbeturinave në Porto Romano duke e konsideruar  një pikë të nxehtë dhe katastrofë ekologjike.

Vendimi i Këshillit Bashkiak në Durrës në 2018

Komento

Komente

  • Hingkateri: 11/06/2020 14:26

    Thume thume drejt e ke Paloqe kethtu edhte kur ju keni dale per samadure

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?