Partia Demokratike

Politikë

PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet

24 Nëntor 2024, 19:03| Përditesimi: 24 Nëntor 2024, 19:11

  • Share

Tiranë- Partia Demokratike ka reaguar sot (24 Nëntor) për turin e kryeministrit Edi Rama dhe takimin me emigrantët shqiptarë në Londër të Britanisë së Madhe, ku vetë opozita zhvilloi edhe një antimiting me rreth 100 vetë.

PD e cilëson dhunim nga kryeministri dhe “mercenarët e tij” në kryeqytetin anglez të “atyre që kishin dalë për të ushtruar të drejtën e protestës paqësisht”.

Opozita e cilëson kryeministrin si “antishqiptar dhe frikacak”, që iu dësh mbrojtja e policisë britanike.

“Ai do mbetet në analet e turpit të historisë, si kryeministri që pasi i ka përzënë nga vendi shqiptarët, i dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij”, ishte reagimi i PD.

Në fund u bëhet thirrje shqiptarëve për protestën e 26 nëntorit në Tiranë.

Deklaratë e Partisë Demokratike te Shqipërisë:

“Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës. Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët. Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij. Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë. Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit. Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama. Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron.

Të martën, në ora 17:00, ftojmë të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës. O sot, o kurrë!”

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?