PD akuzon Veliajn: Në zonën e liqenit dhe Gardës po ndërtohet pallat 9 kate!

28 Qershor 2020, 17:48| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 19:37

  • Share

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës  Erion Veliaj për betonizimin e zonës rreth liqenit Artificial tek Garda e Republikës.  

Denoncimin është bërë zëdhënësja Ina Zhupa sipas të cilës pranë Gardës së Republikës po ndërtohen pallate me lartësi mbi 9 kate, duke shpallur fituese të tenderit per zgjidhje urbanistike firmën e të afërmes së kryeministrit Edi Rama. 

Në deklaratën e bërë publike në rrjetet sociale, zëdhënësja Zhupa thotë se Partia Demokratike e ka paralajmëruar që në  vitin 2018 këtë projektin, i cili sipas saj po dëmton qytetarët e Tiranës.

"E kemi paralajmeruar dhe faktuar me dokumenta që në 2018, betonizimin e zonës së parkut te Liqenit, atje ku ndodhet Garda e Republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombetare edhe Qëndra Kulturore për femijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Ateherë Veliaj e mohoi, edhe si në cdo rast tjetër thjesht mashtroi. Zona e propaganduar nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por nderkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klienteve të zakonshem do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut. Ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga te gjitha anët e saj", ka denoncuar Zhupa.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lilua per popullin: 29/06/2020 11:39

    Ti je populli

    Përgjigju
  • Luli i vocerr: 29/06/2020 11:02

    Po per 17 kateshin afer kopeshtit zoologjik kush e dha lejen Lul Basha apo Erjon Vsliaj?

    Përgjigju
  • Zhupani: 29/06/2020 09:36

    Ik lyej floket pastaj dil dhe na trego per pallatet qe do ndertohen me lartesi mbi 70 kate.

    Përgjigju
  • asl: 29/06/2020 06:24

    Edhe e vertete te jete ky lajm nuk ju beson njeri,me dixhitalet e Saliut qe ja fuste kot kush mund tju besoj juve.

    Përgjigju
    • Populli: 29/06/2020 09:04

      Ja populli dele, kaq trushplare e militant sa thote dhe te jete e vertete, qe ne fakt dokumentat dhe faktet jane brenda ne lajm vetem ndonje analfabet ose dashakeq nuk do t'i lexoje !

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?