Politikë

PD surprizon: Nuk kërkon rinumërim të votave, por direkt ripërsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqet ku kanë humbur

9 Maj 2021, 13:42| Përditesimi: 9 Maj 2021, 17:00

  • Share

Partia Demokratike kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përveç 3 qarqeve ku ata fituan. Një vendim surprizë i PD-së e cila nuk e nis kërkesën e saj me rinumërim të votave edhe për të faktuar atë që pretendon dhe akuzon prej ditësh se janë manipuluar votat, por kërkon direk rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues.  

PD priti afatin e fundit të ankimimeve për të dorëzuar në KAS  10 dosje voluminoze që sipas saj faktojnë tjetërsimin dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe rivotim në këto zona.Partia Demokratike ka ankimuar sot në KAS rezultatin për 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si masakër elektorale nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Kukës, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste.

Përfaqësuesit ligjor të PD në KQZ  thanë për mediat se PD ka dorëzuar me qindra fakte ku provohet tjetërsimi i votës së lirë të qytetarëve. Ata shprehen se PD ka grumbulluar shkeljet në procesin zgjedhor në 10 dosje, të cilat sipas tyre përbëjnë indicie të mjaftueshme për të provuar tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje nga mazhoranca, nëpërmjet shitblerjes së votës apo përdorimit të presionit administratës publike për të votuar socialistët. Përfaqësuesit e PD thanë se lufta e PD për të risjellë demokracinë në vend do të vijojë dhe se do të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë.

"Procesi i 25 prillit ishte një masakër elektorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend. Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve te partisë shtet. Nga angazhimi i shtetit dhe administratës, tek tenderat, punësimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme për te blerë vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek përdorimi i bandave për te blere vota dhe kërcënuar qytetaret nen mbrojtjen dhe mosveprimin e policisë dhe prokurorisë.  Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdhër politik te fletës se votimit  qe sollën zhvleftësimin e 83 mije votave baraz me afërsisht 8 mandate.  Nga pamundësimi i votës se emigranteve tek karantina 3 ditore për te penguar emigrantet te vijnë fizikisht për te votuar", tha drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD

Përfaqësuesi tjetër ligjor i PD, Marash Logu akuzoi KAS se miratoi sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama modeli e fletës së votimit, që sipas tij prodhuan 83 mijë vota të pavlefshme.

"Siç e pamë gjatë zgjedhjeve, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë.  Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve", tha ai.

(Kliko ketu ) Ankimimi i PD per Qarkun e Durresit
(Kliko ketu ) Ankimimi i PD per Qarkun e Beratit
(Kliko ketu ) Ankimimi i PD per Qarkun e Tiranes
(Kliko ketu ) Ankimimi i PD per Qarkun e Elbasanit
(Kliko ketu ) Ankimimi i PD per Qarkun e Fierit
(Kliko ketu ) Ankimimi i PD per Qarkun e Gjirokastres
(Kliko ketu ) Ankimimi i PD per Qarkun e Korces
(Kliko ketu ) Ankimimi i PD per Qarkun e Shkodres
(Kliko ketu ) Ankimimi i PD per Qarkun e Vlores

1620561982_54.jpg

Dosjet e ankimimeve të PD për 9 qarqet

 

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?