Partia Demokratike është ankuar sërish pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve lidhur me problematikat, sipas saj, në procesin e përgatitjes dhe dërgimit të votave te zgjedhësit në diasporë.
Në shkresën e depozituar ditën e djeshme (19 prill 2025) pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike kërkon vënien në dispozicion të akt-konstatimeve dhe procesverbaleve ditore, për secilin nga 12 qarqet, lidhur me këto tre problematika apo të tjera problematika që KQZ ka konstatuar:
i. Prodhimi i dy zarfeve "B" identike për të njëjtin zgjedhës;
ii. Probleme me adresën e votuesit (rastet e mospërkimit të kodit postar me atë të vetdeklaruar); si dhe
iii. Vendosja e të njëjtit label (etiketë) adrese në dy zarfe të ndryshme (pra rast që çon drejt riskut që një shtetas të marrë dy vota apo më shumë e të prodhojë votim të shumëfishtë, teorikisht krim zgjedhor per ate që do t'a nisë apo mund ta ketë nisur).
Partia Demokratike kërkon gjithashtu nga Komisioni Shtetëror rë Zgjedhjeve të gjitha procesverbalet e vendit të ruajtjes për:
i. Zarfa të dubluara, sasinë e tyre, mënyrën si u administruar, personat që ishin pjesë e procesit, si u konstatuan, korrespondecën zyrtare të KSHZ me firmën e kontraktuar për këtë qëllim për arsyet e çuarjes në këtë problem dhe arsyet që ju si KQZ keni për këtë problem dhe cila është garancia se ky problem është amortizuar dhe nuk ka prodhuar pasoja;
ii. Zarfa të dëmtuara, sa të tillë, arsyet e dëmtimit, si janë administrauar post factum, arsyet pse u dëmtuan;
i. Fondi rezervë 2% i fletëve të votimit në cfarë gjendje është, a është prekur kjo sasi, a ka ardhur në blloqe apo e palosur, a i është vënë vulë në pjesën e pasme këtij fondi? Nëse po, sa prej tyre mbajnë vulë dhe a janë përdorur deri tani?
iv. Procesverbal përkatës për garantimin e sasisë së paprekur deri më tani, e nëse është prekur arsyet përse dhe me cfarë akti është urdhëruar prekja e tyre;
V. A janë prodhuar dhe a janë vulosur ektra fletë mbi 2%?
Për më tepër, Partia Demokratike kërkon nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpjegime zyrtare mbi:
i. Çfarë do të ndodhë me këto zarfe (të pasigurtë në të gjithë spektrin e problematikave të konstatuara dhe as në përputhje me parashikimet normuese e rregullatore të KQZ);
ii.Si do të trajtohen më pas nga ana e KQZ-së, nëse problematikat e hasura kanë dhënë efekt pra janë bërë efektive drejt destinacionit (duke prodhuar ose votë të dyfishtë ose pamundësi për marrje zarfi për hir të adresës gabim dhe kjo ishte evidente në zarfat për diasporën që jep votën për Qarkun Elbasan);
iii. Masat konkrete të marra nga ana e KQZ-së për të garantuar dhe zeruar të gjitha problemet e evidentuara, në kuadër të integritetit të të gjithë procesit zgjedhor, sikundër parimet e akteve të KQZ e imponojnë.
Partia Demokratike kërkon të informohet më shkrim nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për:
Të dhëna konkrete (evidenca) dhe akt-konstatime, për çdo rast të hapjes së thasëve të zinj me vota gati për nisje nga ana e DHL, mbi baza ditore, perfshire oraret (schedulimet) e fluturimeve/nisjet e dergesave jashte vendit.
Sa raste konkrete ka konstatuar DHL dhe sa raste kanë konstatuar operatorët e KQZ?
A është mbajtur akt-konstatimi dhe cfarë keni bërë në drejtim të nxjerrjes së përgjegjësive për këto probleme?
A janë bërë me dije kompanitë e kontraquara apo nënkontraktuara, pjesë e veprimeve të ndryshme procesuale në fazën e përgatitjes së zarfimit dhe fletës së votimit? Cilat janë shpjegimet dhe sqarimet e tyre lidhur me këto problematika të ndodhura?
Partia Demokratike pretendon gjithashtu një sërë shkeljesh të standardeve dhe protokolleve të shpallura publikisht nga KQZ në lidhje me shpërndarjen e zarfeve për votimin e shtetasve shqiptarë nga diaspora, përmes nënkontraktorit DHL.
Përmes disa fotove ilustruese, PD thotë se këto shkelje përfshijnë, por nuk kufizohen në:
i. Lënia e zarfeve poshtë derës apo në kuti postare, pa u siguruar marrja fizike nga vetë zgjedhësi, përfshirë raste pa verifikim identiteti me mjet ID/Pasaporte;
ii. Dorëzimi i zarfeve me votë jo personalisht, por te persona të tretë, kryesisht anëtarë familjeje etj., (pa autorizim të posaçëm apo pa ndjekur rregullat përkatëse të verifikimit dhe pranimit);
iii. Dorëzimi i zarfeve pa u firmosur dokumentacioni përkatës nga ana e zgjedhësit ose pa paraqitjen e mjetit të identifikimit të vlefshëm të tij/saj;
iv.Zarfe të dërguara nga operatorë të tjerë të shërbimit postar, që nuk janë DHL, duke ngritur dyshime serioze mbi sigurinë, legalitetin dhe autenticitetin e procesit të shpërndarjes (prsh raste nga Greqia, por jo vetëm).
v.Votuesi nuk është njoftuar per ardhjen e zarfit sepse numri i telefonit ishte me prefiks shqiptar dhe nuk kishte mundesi te njoftohej nga posta e huaj (prsh DHL ne Itali). Me pas personi është njoftuar me e-mail dhe sipas postierit, si ky rast kishte edhe shumë raste të tjerë, që numri ishte italian, por prefiksi shqiptar.
vi.Praktika të tjera të pakonformuara me kontratën dhe standardet e miratuara nga KQZ, të cilat cënojnë integritetin dhe gjurmueshmërinë e procesit të shpërndarjes së zarfeve.
Komente
