PD: Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtuan disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve! Ja të dhënat e sistemit TIMS që e vërtetojnë (DOKUMENTET)

23 Shkurt 2022, 09:15| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 09:19

  • Share

Deputetja e PD, Oriola Pampuri në një deklaratë për mediat tha se Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri kanë udhëtuar disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton të cilët janë në kërkim ndërkombëtar për korrupsion.

“Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk ishin të panjohur për qeveritarët dhe ardhja e tyre nuk ishte rastësi. Mjafton të shikoni historinë e udhëtimeve të Ahmetajt dhe Gjiknurit për të kuptuar se ata njiheshin, udhëtonin bashkë me letra që prej 2012, por të dhënat flasin për një njohje më të hershme mes tyre. Gjithçka për aferën e inceneratorëve ka qenë e planifikuar.”-thotë Pampuri.

Më tej, deputetja e PD shprehet se udhëtimet jashtë vendit të pronarëve të inceneratorëve me ish-ministrat e qeverisë, vërtetohen përmes sistemit TIMS.

“Nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.”-deklaron Pampuri.

Sakaq, deputetja e selisë blu deklaron se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, janë në kërkim ndërkombëtar për korrupsion ndërsa shton se miqtë e tyre politikanë, duke iu referuar Arben Ahmetajt dhe Damian Gjiknurit, janë të veshur njëri me kostumin e zëvendëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të PS-së të cilët vazhdojnë vjedhjet të pashqetësuar.

“Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve. Ndërsa, miqtë e tyre politikanë, të veshur njëri me kostumin e zëvendëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, vazhdojnë vjedhjet të pashqetësuar.”-deklaron Pampuri.

Deputetja e PD deklaron se i janë vjedhur 430 milionë euro shqiptarëve me dijeni të plotë të Ahmetajt, gjiknurit, Ëngjëll Agaçit, Erion Veliajt dhe Lefter Kokës.

"430 milionë euro janë vjedhur shqiptarëve me dijeni te plotë të Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Ëngjëll Agaçit, Erjon Veliaj, Lefter Koka. Natyrisht asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës. Shqiptarët e kanë parë se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve.  Ne inkurajojmë SPAK të ndalojë vazhdimin e vjedhjes dhe të çojë para drejtësisë çdo përgjegjës për këtë vjedhje të shekullit. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!"-thotë Pampuri.

Dje, 3 orë përballë deputetëve, Gjiknuri pranoi se njihte 2 pronarët e inceneratorëve Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, ndërsa me këtë të fundit tha se është takuar disa herë për shkak të punës. Ai u ndal të sqaronte se këto njohje nuk janë shoqërore, por vetëm për shkak të punësn, ndërsa për Stela Gugalljën, Gjiknuri tha se nuk e njeh. Kurse Arben Ahmetaj dy ditë më parë theksoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

 

Dokumentat e publikuara nga PD

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 23/02/2022 16:21

    A po zonja kaftorri keni zbuluar fakte si çdo her,edhe une ju behem deshmitar se kam udhetuar nga viti 2012 e deri dje 22/02/2022 plot 36 her me gjithe ata,bile kam udhetuar edhe me berishen sa ishte pa u shpallur non grata JO vetem me qartere por edhe me mjete ushtarake deri ne lazarat per ta ujitur hashashin, shume her ishe edhe ti kur n'a mungonte uji ti e vaditshe me ate te voglin tend,pastaj vinte basha le ushtaret e tij dhe pasi vadiste e vriste dike shkonte ne shqup dhe nderronte bravat, e kshtu me radhe babolja e vockel me poshtersi te shumta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?