Politikë

PD: SPAK arrestoi Veliajn për të eklipsuar marrëveshjen tonë me amerikanin e fushatës së Trump

10 Shkurt, 16:06| Përditesimi: 10 Shkurt, 22:26

  • Share

Partia Demokratike përmes zëdhënëses Floriana Garo ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Garo thotë se ardhja e Chris LaCivita në Tiranë, trurit të fushatës së Turmp në zgjedhjet e 5 nëntorit ka alramuar Edi Ramën.

LaCivita do drejtoj fushatën e Berishës për zgjedhjet e 11 majit. Ardhja e tij sipas PD-së, bëri që Rama të urdhërojë prokurorët e SPAK të kapin dhe të arrestojnë me anë të BKH-së Erion Veliajn. Më tej Garo se çmontimi i agjendës Soros në Shqipëri po vijon, deri në fitoren e plotë të Berishës më 11 maj.

Deklarata e PD

Mediat e Edi Ramës janë alarmuar sot, me urdhër nga lart, pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita. Në kor dhe të organizuara, ato kanë filluar sulmin kundër Presidentit Trump, duke goditur njerëzit e tij në Tiranë, në krah të Sali Berishës dhe në krye të fushatës fituese të opozitës.

Nën të njëjtën regji që i komandon përherë, mediat e Ramës, pa respektuar as parimin numër 1 të gazetarisë, dhënien e lajmit dhe më pas komentin mbi të, kanë filluar të komentojnë dhe godasin Chris LaCivita. Mediat e prapaskenës së Ramës, imagjinojnë shifra stratosferike për konsulencën e z. LaCivita, dhe madje vënë në dyshim aftësitë e tij, duke anashkaluar faktin se vetë Trump e konsideroi në fjalimin e fitores si një prej arkitektëve të triumfit.

Shqetësimi i tyre është në fakt paniku që ka kapur Ramën, i cili pasi ndërseu qentë e vegjël të sulmit, dhe e pa se nuk e ‘vriste’ dot lajmin e ardhjes se njerëzve te Trump, urdhëroi ata prokurore, që deri dje kapnin vetëm opozitarë, të Skapnin Erion Veliajn. Çmontimi i agjendës së Soros, të rrjetit dhe njerëzve të tyre në Tiranë, ka filluar. Pas mbylljes së USAID, Trump po bën edhe mbylljen e Bashkisë dhe Qeverisë së Soros në Shqipëri.

Kjo i ka trembur shumë të gjithë sorosianët me në krye Ramën. Çdo sulm ndaj Trumpit, njerëzve të tij dhe Partisë Demokratike është vetem një medalje në luftën kundër rrjetit Soros dhe agjendës me prind 1 dhe 2, apo nje shoqerie pa gjini sic e ka dhënë vetë Zoti.  Kjo luftë anti-Soros tashmë shtrihet nga Ëashingtoni në Tiranë.

Edhe njëherë, Partia Demokratike i uron mirëseardhjen dhe e falenderon Chris LaCivita dhe nëpërmjet tij presidentin Trump, për vendimin historik për t’iu bashkuar fushatës sonë dhe për ta bërë fituese opozitën dhe përsëritur përmbysjen që bëri Trump në Amerikë, edhe me Sali Berishën në Shqipëri. Me Trump në krah, fitorja është e afërt dhe nuk fiton vetëm opozita, por edhe Shqipëria!


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt/ Reagon opozita, Berisha: Falë nesh, por SPAK ngelet organizatë kriminale! Basha: Rama të dorëhiqet! PL: Drejtësi me regji, Metën e morën me dhunë


G.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?