Vettingu e konfirmoi në detyrë/ PD: Ardi Veliu mashtroi! Gjovalin Loka e mbi 500 ish-sigurimsa të tjerë punojnë në Polici!

20 Gusht 2020, 13:53| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 16:48

  • Share

TIRANË- Konfirmimin në detyrë të numrit 2 të policisë së Shtetit Gjovalin Loka, edhe pse ka qenë i ish-sigurims, partia Demokratike e quan në shkelje të ligjit të vettingut dhe kriminalizim të policisë.

Ish-deputeti Enkeleid Alibeaj tha se kryepolici Ardi Veliu ka mashtruar duke deklaruar me shkresë zyrtare se nuk ka asnjë anëtar të ish-sigurimit të shtetit në polici.

Loka e kaloi vettingun në polici me argumentin se kur ka kryer funksionin në sigurimin e shtetit nuk ka firmosur në asnjë vendim. 

1597827161_loka.png

Gjovalin Loka

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeaj
Konfirmimi në detyrë i numrit 2 të Policisë operativit të Sigurimit të Shtetit, Gjovalin Loka, është një shembull flagrant i kriminalizimit të Policisë nën drejtimin e Edi Ramës.  Shkelja e rëndë e ligjit për të mbajtur dhe promovuar në Polici njerëzit e Sigurimit është tregues i shndërrimit të policisë në një organizatë në shërbim të partisë shtet dhe jo të qytetarëve. Me mbajtjen në krye të policisë të Gjovalin Lokës kundër ligjit të vetingut, Policia e Shtetit i është dorëzuar pa kushte organit që mbajti nën terror vendin për 45 vjet. Mënyra armiqësore në sjelljen me qytetarët, metodat që përdor për të shtypur, dhunuar, rrahur, e nëpëkëmbur qytetarët janë tregues i zaptimit të Policisë nga ish sigurimsat.

Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej nga Policia, së paku për arsyen se ligji i vetingut në polici, shkruan e bardha mbi të zezë, në nenin 38 pika “g” se qenia “anëtar i ish-sigurimit të shtetit” përbën kusht skualifikues.

Një fakt i tillë është i dokumentuar zyrtarisht nga Autoriteti i Dosjeve.  Jo vetëm kaq! Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej edhe për faktin, se e fshehu një fakt të tillë në formularët e vetëdeklarimit.  Neni 62 i ligjit të vetingut në polici përcakton, shprehimisht, se mospasqyrimi i të dhënave përbën në vetvete shkak për shkarkim nga detyra.

Për të mbrojtur një anëtar të Sigurimit të Shtetit, në shkelje të rëndë të ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliaj ka mashtruar publikisht duke shpërdoruar detyrën. Ne disponojmë dokumentat e plotë që e provojnë këtë mashtrim. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i ka kërkuar informacion Ardi Veliut për të dhënat mbi anëtarët e ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët janë ende në radhët e Policisë së Shtetit.

Ky është dokumenti, në të cilin Drejtori i Përgjithshem ka guxuar të mashtrojë dhe të mohojë me shkresë zyrtare ekzistencën e ish sigurimsave në Policinë e Shtetit, kur zëvendëzi i tij, Gjovalin Loka jo vetëm ka ka kryer Shkollën e Sigurimit, por edhe ka punuar operativ i Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste.  E vërteta është se ekspertët llogarisin se në këto 7 vjet e gjysëm, janë më shumë se 500 sigurimsa të tjerë që janë rifutur dhe punojnë në nivele të larta të strukturës së Policisë së Shtetit.

Tallja me ligjin, kompromentimi kriminal i Policisë së Shtetit duke ringjallur jo vetëm në metoda, por edhe në personel njerëzor ish-Sigurimin e Shtetit është një këmbanë alarmi se projekti politik i Edi Ramës nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor.  Kjo është një arsye më shumë përse shqiptarët, në rastin më të parë, do ta rrëzojnë me votë këtë regjim autokratik, duke i dhënë vetes një shans real për të zgjedhur një qeveri dhe kryeministër normal, që ka të parin interesin e qytetarëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dangellia: 20/08/2020 18:11

    Mullah alibeja ish sigurims i sherbente atij shteti ...nuk ka firmosur per vrasje ...njeri me shkoll cfar do thuash....ti hash mune ...ti se dim sa njerez ke mare me qafe???.ik .q....

    Përgjigju
  • asl: 20/08/2020 15:39

    Po Saliu çfare ishte jo sigurims por spiun private.O PD(parti e debilave) hapjani krahun njerzeve qe kane mbaruar shkollen me merite ju jeni llumi i shoqerise shqiptare.Gjithe hajdutet kriminelat dhe genjeshtaret jane ne PD.Gjynah se zhgenjyhet shume popull me idiotizmat tuaja.Ku eshte ndryshimi juaj gjoja "demokrat" me demokratin e vertete.Ju urreni psh komunistet,ndersa demokrati i vertete thjesht nuk aprovon mendimin e nje komunisti.Jeni shume larg te qenit demokrate.

    Përgjigju
  • Koke pllaka: 20/08/2020 15:29

    Ish sigurimsi taleban Enkelejd

    Përgjigju
  • Tosi: 20/08/2020 14:25

    Kryetari i bandes se vrimes se celesit Enkeled Alibajga paska bere vrojtimin e radhes nga vrima e celsit e deres se qeverise, ik mor hunderr i neveritshem

    Përgjigju
  • Polici: 20/08/2020 14:14

    O turimiu i varibopit ti je me i zi se ata je me shume se nje ish sigurims vetem ti mos fol se te njohim me rrenj dhe dhemball ne ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?