PD: ARRSH tendera 200 mln €! Do kallëzojmë Ballukun në SPAK

15 Prill, 15:30| Përditesimi: 15 Prill, 15:57

  • Share

PD thotë se ARRSH ka shpallur 13 tendera rrugësh me vlerë 200 milionë euro me kritere që minojnë garën për të favorizuar të njëjtët oligarkë.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur të paktën 13 procedura tenderimi për ndërtim, zgjerim ose rehabilitim rrugësh, në një vlerë totale afërsisht 200 milionë euro. Këto procedura janë publikuar edhe në media ndërkombëtare, ku natyrisht, qëllimi i shprehur është për të marrë oferta edhe nga kompani ndërkombëtare sipas përcaktimeve ligjore për tendera me vlerë të madhe monetare.

Por, Balluku me zgjatimet e saj në ARRSH me qëllim që të shmang futjen në garë të kompanive të huaja, për të favorizuar ata 5 oligarkët e përhershëm që marrin këto tendera ka vendosur në kriteret e tenderimit kushte dhe afate që asnjë kompani e huaj nuk ka mundësi t’i plotësojë”, tha Sefa.

Për këtë arsye, selia blu, përmes sekretarit ligjor Indrit Sefa paralajmëron padi në SPAK për Belinda Ballukun si ministre e linjës dhe çdo funksionar të ARRSH që ka firmosur kriteret.

“Përballë ketij skandali, Partia Demokratike do ta ndjekë në vazhdimësi e do të marrë të gjitha masat ligjore që kjo bandë hajdutësh të paravete të shqiptarëve, të cilët duan të vjedhin dhe të favorizojnë të njëjtët oligarkë me taksat e shqiptarëve, të përfundojnë pas hekurave të qelisë siç përfundoi dhe drejtori i tyre famkeq Ervis Berberi. Për këtë arsye, brenda pak ditësh do të depozitojmë në SPAK një kallëzim penal të detajuar për këtë bandë hajdutësh të drejtuar nga Belinda Balluku si ministre e linjës dhe duke përfshirë çdo funksionar të ARRSH që ka firmosur kriteret për të përjashtuar kompani shqiptare apo të huaja për të marrë pjesë në garë.” 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 26/06/2024 16:45

    Nuk quhet me PD por PN (partia non grata).

    Përgjigju
  • dritan: 15/04/2024 18:23

    Pirdh se lirohesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?