PD: Bashkia Lezhë ka gjobitur 500 biznese për të mbushur arkën dhe për të mbuluar keqmenaxhimin financiar

1 Qershor, 16:42| Përditesimi: 1 Qershor, 16:53

  • Share

Rreth 500 subjekte në Lezhë janë penalizuar nga Bashkia, duke i  gjobitur me nga 200 mijë lekë secilin. Denoncimi është bërë nga Kryetarja e Partisë Demokratike, Alfrida Marku sipas të cilës administrata tatimore e kësaj njësie vendore nuk mund të sillet si gjobëvënëse, pasi ata paguhen për t’iu shërbyer qytetareve dhe bizneseve.

Partia Demokratike thotë se këto gjoba janë vendosur për të mbushur arkën e bashkisë, për të mbuluar keqmenaxhimin financiar.

Sipas burimeve masat ndëshkimore ndaj disa subjekteve janë vendosur për disa shkelje të konstatuara, ndërsa Bashkia Lezhë nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me këtë denoncim të Partisë Demokratike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?