Partia Demokratike ka bërë pjesë të strukturave drejtuese të saj në degën e PD në Dibër, ish kryetarin e gjykatës së rrethit Dibër Qazim Gjonaj. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të disa qytetarëve që me komente kanë thënë se ai ka dënuar shumë veta të pafajshëm gjatë komunizmit dhe se i ka duart e lyera me gjak. Pjesë e komenteve ka qenë edhe Agron Tufa, drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, duke e cilësuar këtë gjë si tmerr.
Komentuesit kanë kërkuar marrjen e masave për të larguar nga strukturat e PD-së ish funksionarë të lartë të komunizmit.
“Personi që ka nxjerr këtë shkrim quhet Hysen Kica ish i burgosur Politik. Personi që e ka dërguar në Burg, sot është pjesë e strukturave të PD në Dibër. E ka verifikuar Bujar Nishani, Qazim Gjonaj! Kush ma heq një kuriozitet: A duhet një dokument për pastërtinë e figurës dhe ku e marrin këta që kanë duart me gjak“, bën thirrje një nga qytetarët që ka denoncuar rastin.
“Kryetari i Gjykatës së Rrethit Dibër në vitet 80-90 sot është anëtar i PD-së. Pse i pranon PD këta kriminelë?”, ka qenë një tjetër koment.
aman ore kur ben lajm edhe tufa i azilit mos ngelte njeri, turp
PërgjigjuDo vije nje dite qe antaresia e PD do te ngrihet ne revolte te brendshme brenda partise se tyre dhe do ti flakin njehere e mire e pergjithmone kryesine e tyre qe po drejton sot
PërgjigjuEdhe babaji ÇLITIM GJATES edhte kolegu i QAZIM GJONAJ edhe me i zi se ky!ku jane ato te presekuar Shkodrane qe babai i ÇIMIT i burgosi dhe i presekutoj!,sot quni tije edhte shum aktive ne PD dhe ne studiot televizive !kjo edhte PDja me gjelatet e komunizmit qe do drejtoje Shqiperine neser.
PërgjigjuGjithe halet ne PD
Përgjigju