Opozita e bashkuar bojkoton mbledhjen e këshillit: Nuk pranojmë diskutimet mbi draftin e paraqitur nga mazhoranca

18 Shtator 2020, 12:53| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 13:09

  • Share

Mbledhja e Këshillit Politik është pezulluar momentalisht pasi opozita e bashkuar ka bojkotuar takimin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ata nuk kanë pranuar diskutimet mbi draftin e paraqitur në këshill nga ana e mazhorancës.

Përfaqësuesit Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në deklaratë për mediat thanë se dorëzuan kërkesën për ekspertizën e ODIHR ndaj presin përgjigjen e Gjiknurit. Vetëm atëherë do të rikthehen sërish në takim. Gjithashtu Bylykbashi tha se PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit.

"Ne sollëm kërkesën me shkrim për të aktivizuar mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Ne kërkojmë zyrtarisht nga PS ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Sapo Gjiknuri të bie dakord ne do ulemi sërish. Ne kemi bërë kërkesë zyrtare dhe presim përgjigje. Ne jemi të gatshëm të rikthehemi po pranuan kërkesën tonë. Ne nuk lëvizim nga kërkesat tona. PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit. Nëse nuk gjendet konsensus i drejtohemi ODIHR" - tha Bylykbashi.

 


Lajmi kryesor:

Këshilli politik, palët dalin më të përçara se kurrë! Bylykbashi: Presim përgjigjen e Gjiknurit për ODIHR! Hajdari: Propozimi i PS nuk hap listat!


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?