Sekretari për çështjet vendore në PD, Ylli Asllani

PD: Buxheti 2025 i bashkive, nuk mjafton të lajnë borxhet

20 Nëntor, 15:40| Përditesimi: 20 Nëntor, 15:47

  • Share

Partia Demokratike kritikon buxhetin e miratuar për pushtetin vendor për vitin 2025, duke e cilësuar atë të pamjaftueshëm për kërkesat reale që kanë bashkitë.

Sipas Sekretarit për çështjet vendore në PD, Ylli Asllani mungesa e fondeve qeveritare do të mbajë të pashlyera stokun e borxheve të prapambetura të bashkive.

‘Buxheti i bashkive për vitin 2025, është një hap pas dhe i pamjaftueshëm në raport me kërkesat reale të njësive vendore, përgjegjësitë, funksionet dhe shërbimet që ato kryejnë për qytetarët. Pamundësia e fondeve do të çojë në mungesë stabiliteti financiar në njësitë vendore dhe do të mbajë të pashlyer stokun aktual të borxheve të bashkive.

Përtej fasadës së shifrave, Transferta e Pakushtëzuar në adresë të vendorëve vazhdon të përbëjë vetëm 1% të PPB, e cila rezulton të jetë më e ulëta në Evropë.  Me 1% të PPB, Buxheti 2025 nuk mund të realizojë strategjitë kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të zbuti varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?