Deputeti Vullnet Sinaj në Kuvend

Politikë

PD kërkesë Kushtetueses: Detyroni Kuvendin për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Vullnet Sinajt (DOKUMENTI)

5 Mars, 15:41| Përditesimi: 5 Mars, 18:15

  • Share

Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, duke e akuzuar se përmes bizneseve të tij ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit.

PD dhe Partia e Lirisë i janë drejtuar sot (5 mars) Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të bëjë  deklarimin si të papajtueshëm të vendimit të 30 Janarit 2025 në Parlament, për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj.

PD e cilëson si të papajtueshëm mandatin e ligjvënësit socialist dhe për këtë shkak i është drejtuar me firmat e 14 deputetëve, mes tyre edhe Erisa Xhixho, përfaqësuese e Partisë së Lirisë, që Gjykata Kushtetuese të detyrojë Kuvendin e Shqipërisë për dërgimin në këtë institucion të “mocionit të konstatimit të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.

Kërkesa është hartuar dhe dërguar ditën e sotme (5 mars) dhe Gjykata Kushtetuese konfirmon regjistrimin e saj.

Deputetët opozitarë mes të tjerash kërkojnë “zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve”.

Kujtojmë se Kuvendi është në fund të legjislaturës 2021-2024 dhe deputetëve u mbaron mandati, teksa pas pak javësh nis edhe fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Lista e 14 deputetëve nënshkrues të kërkesës:
-Gazment Bardhi
-Flamur Noka
-Elda Hoti
-Leftter Gështenja
-Edi Paloka
-Sorina Koti
-Erisa Xhixho
-Qani Xhafa
-Petrit Doda
-Eralda Bano
-Dhurata Çupi
-Kasëm Mahmutaj
-Saimir Koreshi
-Ina Zhupa

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?