Ekonomi

PD debat për borxhet e ujësjellësit ndaj OSHEE, ministrja: S’i detyrojmë dot të paguajnë, sot bashkia po paguan dhe detyrimet që la pas Basha

26 Tetor 2021, 13:10| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 14:10

  • Share

Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate të forta mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputete demokrat Alfred Rushaj lidhur me borxhet që ujësjellësi i ka OSHEE. Balluku tha se në total janë 11.5 miliardë lekë borxhe, por se nuk ka asnjë instrument që t’i detyrojë që të paguajnë pasi nuk mund ta mbyllin dhe të lënë pa ujë popullsinë. Por Rushaj tha se rritja ka ndodhur pasi nuk është menaxhuar mirë dhe se ujësjellësit i kanë nën kontroll bashkitë e vendit. Në këtë rast Balluku i është kthyer se në Tiranë aktualisht bashkia paguan jo vetëm detyrimin aktual, por dhe borxhet e lëna pas nga Basha.

Pjesë nga debati

Rushaj: Sa janë borxhet që kanë shoqëritë ndaj OSHEE?

Balluku: Kemi 11.5 miliardë lekë borxhe nga ujësjellësi është një çështje e vjetër. Borxhi i ujësjellësve vazhdon të rritet dhe ne nuk kemi një instrument që t’i detyrojmë ato që të paguajnë sepse i bie të lëmë popullatën pa uji.

Spaho: A nuk gjeni zgjidhje për t’i falur, se s’kemi për t’i mbledhur dhe të gjejmë një zgjidhje për të mos rritur më tej detyrimet?

Rushaj: Ujësjellësit i ka nën kontroll qeveria nëpërmjet kryebashkiakëve

Braçe: Sa është borxhi që ka lënë Lulzim Basha kur drejtori bashkinë e Tiranës?

Rushaj: Borxhi i ujësjellësit është rritur sepse nuk është menaxhuar mirë

Balluku: Ne kemi nisur fushatë sensibilizuese me kryetarët e bashkive dhe ujësjellësit për performancën financiare, ne i kemi sugjeruar dhe kemi pilotuar përdorimin e fotovoltaikëve si në Bashkinë Belsh. Bashkia e Tiranës në 2015 ka pasur borxhin më të madh në histori 410 mln lekë, sot bashkia paguan jo vetëm shumë që harxhon tani por paguan edhe këstet e detyrimeve të krijuara nga zoti Basha.


Lajmi kryesor:

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratori i OSHEE: Zbuluam 2 “ferma” Bitcoin, plani që kemi për t’i bllokuar


I.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?