PD denoncon: Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje! Në Rrogozhinë punësoi 29 persona, 5 ditë pa dekretimit të 6 marsit

14 Shkurt 2022, 20:25| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 20:26

  • Share

Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë Durrës dhe atë të Rrogozhinës për manipulim të vullnetit të qytetarëve për zgjedhjet e 6 marsit në këto bashki. Sipas PD, Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje, ndërsa ajo e Rrogozhinës ka punësuar 29 persona vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit

"Është zyrtare, Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje.  Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara. Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit", shkruan Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD.

Partia Demokratike shkruan ndër të tjera se "nuk do të lejojë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetet e vendosur në përpjekjen e saj për të garantuar fitoren përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?