'PS do të deformojë votën', PD denoncon: Drejtorët e shkollave po mbledhin të dhënat e prindërve

8 Tetor 2020, 13:53| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 14:49

  • Share

Ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar Partinë Socialiste se po angazhon administratën publike për fushatën elektorale të saj.

Përmes një deklarate zyrtare, Boçi thotë se në lojë kanë hyrë edhe drejtorët e shkollave, të cilët sipas tij nuk punojnë për të mirën e nxënësve, por i shërbejnë partisë.

Më tej ai thotë se drejtorët e shkollave janë urdxhëruar që të marrin të dhënat personale të prinbdërve të nxënësve.

"Ndodhem në shkollën “Onufri” më Elbasan. Drejtori i kësaj shkolle, Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve", deklaron Boçi.

Ai i ka bërë thirrje ministres Kushi që t'u sigurojë nxënësve kushtet për mësim, pasi sipas tij t'u kërkosh të dhënat personale është kriminale.

"Këto ditë kanë qenë të mbushura me denoncime nga mediat, të cilat kanë sjellë fakte, dëshmi dhe prova rreth përpjekjes së Partisë Socialiste për të deformuar votën e qytetarëve.

Me urdhër të Edi Ramës është angazhuar çdo hallkë shtetërore në një operacion të paligjshëm që angazhon administratën publike në fushatën e pistë të partisë në pushtet.

Nuk është vetëm përpjekja e dështuar me manipulimin e listave përmes zhvendosjes së votuesve në të gjithë Shqipërinë, nuk është vetëm mbledhja e kartave të identitetit me urdhrat e paligjshëm të drejtorëve të spitaleve, siç pamë në Peshkopi.

Në lojë kanë hyrë edhe drejtorët e shkollave, të cilët janë disa militantë që nuk punojnë për të mirë  e nxënësve, por i shërbejnë partisë shtet.

Drejtorët e shkollave janë urdhëruar të marrin të dhënat personale nga prindërit e nxënësve. Prindërve u është kërkuar në grupet e ëhatsapp -it që të dërgojnë foto të kartave të identitetit, me justifikimin e teksteve mësimore. Ky është një keqpërdorim skandaloz që u bëhet shkollave, është një politizim i dëmshëm i qendrave të dijes, të cilat po kthehen në organizata partie.

Prandaj ndodhem në shkollën “Onufri” më Elbasan. Drejtori i kësaj shkolle, Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve.

Ky është një grup online i një klase në këtë shkollë, ku, në vend të ndahet shqetësimi për mësimin e cunguar dhe pa kushte, nxënësve u kërkohen kartat e identitetit të prindërve, sepse Edi Ramës dhe Taulant Ballës nuk i dalin llogaritë.

Komunikimet elektronike që provojnë këtë ne i disponojmë dhe Drejtori i kësaj shkolle do të çohet menjëherë për ndjekje penale. Kjo do të ndodhë me këdo që do të guxojë të vjedhë identitetin e votuesve shqiptarë përmes mekanizmash të fëlliqur dhe presionit ndaj mësuesve.

Nga Elbasani, i kërkoj Ministres së  Arsimit të ndërpresë këtë praktikë që, së pari, turpëron atë vetë si pedagoge që ka dhënë mësim në Elbasan.

Të mos u sigurosh nxënësve kushte normale për mësim apo kushtet minimale të sigurisë për shëndetin, por t’u kërkosh më dhunën e pushtetit të dhëna personale për llogari të partisë në pushtet, është kriminale.

Asnjë skemë e tillë, asnjë makinacion nuk e shpëton dot Edi Ramën nga humbja.

Numërimi mbrapsht për të ka filluar", deklaroi ish deputeti Luçiano Boçi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Publik: 08/10/2020 15:56

    Obobo shteti kerkon kopje te kartes qe ka leshuar vete....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?