Genta Vangjeli

Politikë

PD denoncon: Fidel Ylli, 3 tenderë abuzivë të KOKSH-it! Shefe e misionit të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024', punonjësja e biznesit të tij

19 Korrik, 16:05| Përditesimi: 19 Korrik, 16:15

  • Share

Partia Demokratike denoncon tenderë abuzivë sipas saj nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i drejtuar nga Fidel Ylli, të cilin e akuzon se ka vendosur shefe të misionit të Lojëra Olimpike “Paris 2024”, një punonjëse të biznesit te vet.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli u shpreh: 

"Shqetësuese janë të dhënat mbi mënyrën e zhvillimit të tenderave dhe prokurimeve nga KOKSH, ku mungesa e konkurrencës dhe përsëritja e të njëjtëve operatorë fitues në tenderë me vlera të mëdha, hedh hije dyshimi mbi procesin.

Konkretisht tenderin për veshje sportive në vitin 2022 me vlerë mbi 1 milion euro dhe tenderin e vitit 2023 me të njëjtin objekt, me fond prej 4.7 milionë eurosh, si dhe prokurimet për blerje topash basketbolli e volejbolli – të gjitha të fituara nga i njëjti operator.

Shqetësues është edhe përfshirja e punonjëses së biznesit privat, të z.Fidel Ylli në pozicionin e shefes së misionit të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024, duke ngritur dyshime serioze për praktika të papranueshme të menaxhimit të interesit publik."

Deklarata e plotë:

Nën një klimë politike që pasqyron frymën e centralizuar të një partie-shtet, ku autoritetet vendimmarrëse anashkalojnë ligjet , konventat dhe gjykatat ndërkombëtare, sistemi sportiv shqiptar është vendosur përballë një tjetër rasti alarmant abuzimi dhe ndërhyrjeje politike.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili duhet të ishte një strukturë autonome dhe e depolitizuar, po përballet me një krizë të thellë legjitimiteti dhe integriteti.

Drejtuesi aktual i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), z. Fidel Ylli, vazhdon të mbajë detyrën pavarësisht vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila është rrëzuar në mënyrë të paprecedentë nga Gjykata e Apelit në Shqipëri – një vendim që ngre shqetësime të thella për integritetin e sistemit gjyqësor dhe për respektimin e standardeve ndërkombëtare në sport.

Së fundmi, edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet juridike me KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) duke thelluar më tej krizën institucionale.

Në një akt që përforcon kontrollin politik mbi sportin, Parlamenti miratoi me nxitim ndryshime në ligjin ‘Për Sportin’, të propozuara nga vetë kreu aktual i KOKSH.

Ky ndryshim i jep Komitetit një rol të ri dhe të diskutueshëm në organizimin e aktiviteteve jashtë orarit mësimor, duke cënuar kompetencat e federatave dhe duke vënë në pikëpyetje transparencën e përdorimit të fondeve publike.

Po aq shqetësuese janë edhe të dhënat mbi mënyrën e zhvillimit të tenderave dhe prokurimeve nga KOKSH, ku mungesa e konkurrencës dhe përsëritja e të njëjtëve operatorë fitues në tenderë me vlera të mëdha, hedh hije dyshimi mbi procesin.

Përmendim konkretisht tenderin për veshje sportive në vitin 2022 me vlerë mbi 1 milion euro dhe tenderin e vitit 2023 me të njëjtin objekt, me fond prej 4.7 milionë eurosh, si dhe prokurimet për blerje topash basketbolli e volejbolli – të gjitha të fituara nga i njëjti operator.

Më tej, shqetësues është edhe përfshirja e punonjëses së biznesit privat, të z.Fidel Ylli në pozicionin e shefes së misionit të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024', duke ngritur dyshime serioze për praktika të papranueshme të menaxhimit të interesit publik.

Duket se Fidel Ylli, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe aktualisht Kryetar i KOKSH, gëzon mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

Sporti shqiptar meriton pavarësi, drejtësi dhe integritet. Heshtja nuk është më një opsion.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TRANS -RAPID: 19/07/2025 18:14

    PD nuk njef zgjedhjet e fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?