PD denoncon: Mësimi në një shkollë në Lezhë online, se mësuesit hanë e pinë në ambientet e saj

20 Tetor 2020, 18:58| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 19:49

  • Share

Që prej nisjes së vitit të ri shkollor si edhe më parë, PD ka denoncuar se nuk po merren masat e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar për shkak të koronavirusit. Ata thonë se nuk ka transparencë nga ana e autoriteteve shqiptare mbi shifrat e të infektuarve në radhët e mësuesve.

Eksperti i arsimit pranë PD-së, Ndriçim Mehmeti zbuloi në një intervistë për Report Tv denoncimin e radhës i cili ka të bëjë me një shkollë në Lezhë ku sipas tij mësimi do të kalojë online.

Mehmeti thotë se ndërkohë që mësuesit dhe drejtorët e shkollës u thonë nxënësve që mësimi do të zhvillohet online, ata qëndrojnë në ambientet e shkollës duke ngrënë dhe duke pirë. Ai thotë se do të depozitojë një padi ditën e nesërme.

"Unë nuk pres ndonjë gjë nga Kushi pasi ajo nuk mund të bëj asgjë për të përmirësuar ato se çfarë kanë lënë 2 të tjerat përpara. Unë po përgatis një denoncim që në një shkollë në Lezhë mësimi po kalon online. Ndërsa mësuesit dhe drejtorë hanë dhe pinë në shkollën e Lezhës ndërkohë që u thonë nxënësve që të zhvillojnë mësim online. I kam të dokumentuara" - tha Mehmeti.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?