Ledina Mandija

PD denoncon skemën e legalizimeve, ekspertja: Qeveria po tenton t’i ikë të drejtës së pronarit

4 Shtator 2020, 13:35| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 13:38

  • Share

Ekspertja e ngarkuar nga kreu i PD për çështjen e pronave, Ledina Mandija ka deklaruar se qeveria po ndryshon sërish skemën e kompensimit të pronave me një VKM.

Sipas saj, Rama e gjeti skemën e kompensimit me 100% të vlerës, e dërgoi në 20% të vlerës dhe sot dëshiron ta çojë në 10% të vlerës.

Statusi i plotë:

Qeveria shqiptare nuk ka pasur kurrë synim të zgjidhë problemin e pronës dhe zgjidhjes së ngërçit në lidhje me pronarët e tokës. Të gjitha lëvizjet e saj kanë qenë në kurriz të pronarëve të vërtetë dhe në favor të korrupsionit, vjedhjes dhe padyshim oligarkëve që përfitojnë tokat e pronarëve përmes ligjeve si ai i investimit strategjik.

Prandaj është e kotë të presim nga i njëjti njeri që ka 8 vjet që drejton skemat më të pandershme për t’ia vjedhur tokën pronarëve. Një qeverie që ka intimiduar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ka falsifikuar dokumentet zyrtare dhe që ka tentuar të intimidojë edhe anëtarë të Gjykatës Ndërkombëtare, të tentojë drejtësi. Hajdutët do të vjedhin po njësoj pronën e shqiptarëve pasi nuk merakosën për të drejtën, por duan vetëm të pasurohen me pronën e tjetrit. Dhe këtë duan ta bëjnë pa u lodhur, duke kërcënuar pronarët!

Gënjeshtrat e kanë të vështirë të qëndrojë mbi ujë, prandaj dhe sot qeveria e ka të vështirë të vazhdojë një skemë kompensimi monetar për tokën e pronarëve. Prandaj dhe qeveria ka marrë një plan masash të përfundojë procesin e shpronësimit të plotë të pronarëve dhe të legalizimit të çdo paligjshmërie që ekziston në Shqipëri. Po tenton gjithçka për t’i ikur të drejtës së pronarit, por gjithnjë e nxjerr kokën se si përpiqet të vjedhë pronat e qytetarëve përmes legalizimit të paligjshmërive që kanë vazhduar gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes Rama apo vënies në dispozicion të pronave në bregdet  OJF-ve pas të cilave fshihen grupe të caktuara interesi.

Sot, bilanci është i trishtë dhe alarmant njëkohësisht. Janë 7000 raste pronash që ende presin në agjenci apo dyert e gjykatave. Pa folur këtu për çështjet e tjera që enden në dyert e gjykatave ndërkombëtare.

A ka vallë një mënyrë për t’i kompensuar pronarët? Po! E vërteta dhe haka janë mundësia për t’i dëmshpërblyer pronarët! Por, qeveria ka zgjedhur një rrugë tjetër.

Tashmë përmes një VKM-je ajo sërish po ndryshon skemën e kompensimit të ndryshuar në Dhjetor 2017. Ironikisht qeveria e gjeti skemën e kompensimit me 100% të vlerës, e dërgoi në 20% të vlerës dhe sot dëshiron ta çojë në 10% të vlerës. Përpos kësaj, qeveria që ka shpërndarë 120 mln euro për PPP korruptive po mendon një tjetër skemë për të rivlerësuar vendimet e GJEDNJ. Kështu duke rivlerësuar pronat që duhet t’i paguante në bazë të vendimit, ajo do të minimizojë kostot për pronarët dhe në pak fjalë t’u hajë atyre hakën.

Kur do të marr fund e gjithë kjo? Ditën që kryeministri Rama i cili është armiku i pronarëve (po aq sa ai që ua morri pronarëve në 1945), do të largohet nga pushteti.

Ai tanimë e ka deklaruar qartësisht se nuk do të bëjë asnjë kompromis me pronarët të cilëve gjithnjë ua ka hedhur dhe mbi të cilat ka përdorur skema të ulëta për t’u marrë atë që u takon.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?