Partia Demokratike vijon me këmbëngulje me akuzat drejtuar ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka përdorur helikopterin e Ushtrisë për të shkuar në takime elektorale në Dibër.
Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi duke publikuar një listë datash dhe oraresh, me të cilat pretendon se ministrja Xhaçka është nisur drejt Dibrës 22 herë duke shpenzuar 100 milionë lekë për të bërë fushata elektorale. Gjunkshi tha në një deklaratë nga selia blu se në dy muaj, Xhaçka së bashku me 4-5 persona të stafit të ngushtë politik për qëllime partiake kanë përdoru helikopterin ushtarak duke abuzuar me detyrën në një kohë që shqiptare po vuajnë krizën e pandemisë.
"Gjatë kësaj jave ju kemi treguar me prova filmike se Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përdor helikopterin ushtarak si taksi për të bërë fushatë për Partinë Socialiste në Dibër. Deri tani, Olta Xhaçka nuk ka denjuar t’u japë qytetarëve asnjë shpjegim pse ajo përdor helikopterin 10 mijë euro vajtje-ardhje për një takim elektoral. Ka një arsye pse ministrja e qeverisë së Edi Ramës i fshihet ballafaqimit me të vërtetën. Olta Xhaçka ka frikë nga zbulimi i shkeljes së përsëritur të ligjit prej saj. E vërteta është se Ministrja e Mbrojtjes nuk e ka përdorur vetëm një herë helikopterin ushtarak Cougar për fushatën e Partisë Socialiste. Vetëm 2 muajt e fundit, helikopteri ushtarak operacional ka udhëtuar 22 herë për në Dibër me helikopter për t’i shërbyer Olta Xhaçkës. Nuk ka pasur asnjë stërvitje, nuk ka qenë për asnjë detyrë të saj funksionale, por ka shkuar me funksionin e drejtueses së qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste. Të përdoresh 22 herë brenda 2 muajve helikopterin ushtarak për punët e partisë nuk është vetëm shpërdorim skandaloz me detyrën, por edhe një abuzim i tmerrshëm me paratë e shqiptarëve. Vetëm në 2 muaj, për të shkuar me helikopterin ushtarak në Dibër si e dërguar e Edi Ramës për fushatën zgjedhore, Olta Xhaçka ka shpenzuar rreth 100 milionë lekë. Faktet janë konkrete dhe të pakundërshtueshme. Në ekran po shfaqen datat se kur Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste. Helikopteri ushtarak, që përdoret për qëllime stërvitore apo si ambulancë dhe operacione të tjera, që mban 27 persona në bord, përdoret si lodër nga Olta Xhaçka me 4-5 persona të stafit të ngushtë politik për qëllime partiake. Të dhënat tregojnë se sa herë Olta Xhaçka ka punë partie në Dibër, helikopteri ka bërë edhe 2 rrugë brenda ditës, vajtje-ardhje. Nje herë e dërgon në Dibër dhe kthehet në Farkë, pastaj shkon sërish edhe për një rrugë tjetër për ta marrë nga zona e saj elektorale. Ky është një nga aktet më të papërgjegjshme të qeverisë në ikje. Në vend që të ndëshkojë abuzimin me pushtetin duke shkarkuar Ministren e Mbrojtjes, Edi Rama hesht dhe bëhet palë me të, sepse ata ndajnë të njëjtin moral. Më e pakta që Olta Xhaçka duhet të bëjë, është të japë dorëheqjen. Ajo nuk ka asnjë shans t’i fshihet drejtësisë, sepse lëvizjet e saj dhe të helikopterit për fushatën e Partisë Socialiste janë të regjistruar në 24 kompjutera. 100 milionë lekë të harxhuar për të përdorur si taksi elektorale helikopterin ushtarak në vetëm 2 muaj, nuk mund të fshihen dot! Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje të abuzimit të rëndë me pushtetin dhe me fondet publike. Qytetarët nuk meritojnë këtë pushtet arrogant, brutal dhe të pandjeshëm. Qytetarët meritojnë një qeveri që punon për interesin e tyre!", tha Gjunkshi
Për këtë çështje ka reaguar ditë më parë edhe zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi shkruan se këto helikopterë përdoren nga ministrat në përputhje me ligjin dhe vetëm për punë dhe jo për të shkuar me pushime siç përdoreshin në kohën e demokratëve.
Ka te drejte ky qafire do kete nxjere forcat e armatosura xhaçka dhe mjetet e renda te ushtrise per te kerkuar thesarin e bretereshes Teuta per llogari te saj.....oooooooo pd leshiiiiiiiii ku je katandisur
PërgjigjuPo turp nuk keni që i jeni qepur Xhackes? Ajo po shërben popullit more. Po me ça të shkojë deri në Dibër, ajo duhet të kthehet shpejt në shtëpi se ka beb të vogël. Tja dini për nder që po shërben në këto kushte. Horra.
PërgjigjuShoku Xhemal do mbahet mend per shitjen e skrapit, pronave, armatimit, bunkereve, tuneleve, kazermave, cisterrnot, makinat, tanket e plot e plot pasuri ushtarake te shtetit shqiptar. Kjo pasuri ka shkuar ne duart e disa HIENAVE te Partise Demokratike qe per mireqenien e tyre shiten shtetin, nga veriu e deri ne jug. Verifikojeni e do bindeni. Nese ushtria e shteti shqiptar eshte ne kete gjendje sot, kjo ka vetem nje emer gjeneral i ushtrise se Shokut Xhemal.
PërgjigjuPo mire mor hunderr po kur ishte Jozi kryetare e kuvendit eshte provuar se nga 365 dite qe ka viti Jozi rrinte 188 dite ne avion, dhe ka udhetuar aq shume me avion sa i bie ti kete rene botes rreth e qark 36 here me avion. Shpenzimet vjetore te Jozit per bileta avioni ishin 197 mije euro ne vit, po per 8 vjet rreth 1.5 milion euro. Po pse mor hunderr mereni me xhacken dhe nuk thoni asnje fjale per Jozin.
PërgjigjuSepse Jozi prandaj iku dhe erdhi olta. Kjo nuk do te thote qe olta te sillet si Jozi apo Xhejmsi. Nqs eshte e vertete, kollaj per tu vertetuar mjafton te shkohet tek FA, olta te jape doreheqjen dhe te merret me femijet Sr I ka te vegjel