Partia Demokratike depozitoi zyrtarisht në Kuvend shkresën me mbi 35 firmat e nevojshme për ngritjen e Komisionit Hetimor për lidhjet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin e FBI Charles McGonigal.
PD kërkon hetim 6-mujor për këtë çështje në parlament, ndërsa sikurse ligji për komisionet hetimore e përcakton, kryetari i përket opozitës dhe në 11 anëtarë, 6 i përkasin mazhorancës.
Partia Demokratike përcakton se objekt duhet të jetë “verifikimi i ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal”.
Gjithashtu PD kërkon vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
/Lajm ne perditesim...
Komente
