Ministrja virtuale “Diella” solli një tjetër reagim të Partisë Demokratike. Zëdhënësja e departamentit të Anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se ministrja virtuale është zgjatim i vetë Kryeministrit, e qëllimi i krijimit të Diellës sipas saj, është për të garantuar që tenderët publike të fitohen sipas urdhrave të Edi Ramës.
“Refuzimi i administratës publike për të zbatuar urdhrat e paligjshëm, ka sjellë shpikjen e ‘ministres virtuale’ Diella nga Kryeministri Rama. Kush e mbikëqyr Diellën? Kush mban përgjegjësi në rast shkeljesh ligjore apo dëmi ndaj financave publike?
Dekreti i Presidentit të Republikës, konfirmoi zyrtarisht përfshirjen e Kryeministrit në ngritjen dhe drejtimin e kësaj strukture joformale, përmes të cilës ai synon të ushtrojë kontroll absolut mbi fondet publike.
‘Ministrja virtuale Diella’, ose ndryshe, vetë Edi Rama, nuk i plotëson kriteret ligjore për një administrim efikas, efektiv dhe ekonomik të burimeve publike”, tha zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike.
Sipas Genta Vangjelit, ky mekanizëm nuk garanton transparencë apo mbrojtje ndaj keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë publike.
Komente
