Vendimi i Këshillit Bashkiak në Durrës për t'i hapur rrugë dhënies me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave të qytetit, përfshirë edhe shërbimin e varrimit, me vlerë 8.8 milionë lekë, ka nxitur reagimin e degës së PD-së Durrës.
Partia Demokratike, dega Durrës ka paditur bashkinë Durrës me pretendimin se ka shkelur nenin 91, pika 4, te Kodit Zgjedhor, pasi sipas PD vendoset t'i kalohet privatit në një periudhë kohore të ndaluar nga Kodi Zgjedhor.
Sipas PD-së nëpermjet ketij vendimi, Keshilli Bashkiak autorizon administratën e Bashkisë Durrës të vijoj me prokurimin e fondit limit prej 37.600.000 leke për çdo vit kalendarik.
'Nga teksti i vendimit mund te konkludohet edhe me qarte ne lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana jone. Vendimi percakton kritere financiare, organizative, direkt te ekzekutueshme per administraten e Bashkise Durres. Nje sherbim i cili kryhej nga Bashkia e Durresit, vendoset ti kalohet privatit, ne nje periudhe kohore te ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Nga teksti i vendimit mund te konkludohet edhe me qarte ne lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana jone. Vendimi percakton kritere financiare, organizative, direkt te ekzekutueshme per administraten e Bashkise Durres.Neni 91/4 i K.Z. ndalon “propozimin” dhe/ose “miratimin” e cdo akti ligjor ose nenligjor, qe mund te sherbeje si mjet per dhenien e nje pasurie publike. Sa siper, kerkojme nga ana e KQZ shqyrtimin e ketij kallezimi sipas parashikimeve ligjore.'- thekson dega PD Durrës.
Më herët ka pasur edhe një debat në lidhje me dhënien me koncesion të varrezave, ku kreu i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri tha se ky koncesion do i jepet kryetarit të PS së degës Durrës, Luan Zaza për 376 milionë lekë duke e konsideruar një grabitje të pastër që u bëhet qytetarëve të Durrësit.
Ndërkohë nga ana tjetër kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako tha se një masë e tillë erdhi pas ankesave të shumta të qytetarëve lidhur me mangësitë e shërbimit të varrimit.