Politikë

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

24 Maj, 12:51| Përditesimi: 24 Maj, 13:45

  • Share

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që erdhi si pasojë e shpëndarjes së zarfeve jo vetëm nga DHL sic ishtë kontrata, por edhe nga disa nënkontraktorë.

Zëdhënësja për Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për media, theksoi se ky kontraktim është shoqëruar me shkelje të rëndësishme ligjore dhe kontraktuale, përfshirë përdorimin e nënkontraktorëve, të cilët nuk ishin të parashikuar në kontratën e firmosur.

'Të dhënat zyrtare sipas dokumentave të prokurimit dhe vetë kontratës së nënshkruar ndërmjet palëve njoftojnë dhe lejojnë vetëm DHL si zbatues të saj. Taulant Balla, Partia Socialiste dega Greqi, eksponentë e deputetë të PS madje vetë Ambasada e RSH në Greqi, nga i dinin këto të dhëna për nënkontraktorët dhe detaje të tjerë organizimi e kontaktet e tyre? Për PS jemi të qartë por vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shkelur: Kodin Zgjedhor neni 25/1:

KQZ nuk mund t’ja besonte sherbimin asnjë operatori lokal dhe ky detyrim ligjor nuk është një zgjedhje alternative. Në përputhje dhe në zbatim me Kodin Zgjedhor, vendimin e komisionit rregullator nr.13 datë 12.11.2024 për miratimin e rregullave për procedurën e votimit nga jashtë vendit, në seksionin “Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor tek zgjedhësi”, përcakton qartë se: Dokumentacioni zgjedhor i dërgohet zgjedhësit nga jashtë në mënyrë individuale. Dokumentacioni i dërgohet në adresën e deklaruar në PER nga vetë zgjedhësi. Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor bëhet nëpërmjet një shërbimi postar ekspres që mundëson gjurmimin e dërgesës.

Në këto kushte, z. Ilirjan Celibashi, si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve dhe drejtues ekzekutiv i këtij institucioni, kishte detyrimin të sigurohej që: Kontrata e lidhur me operatorin e përzgjedhur (në këtë rast DHL) të ishte në përputhje të plotë me kriteret e sipërcituara ligjore dhe nënligjore; Të merrte masa imediate në momentin që lajmi se DHL po operonte me nënkontraktorë, të monitoronte zbatimin e këtyre detyrimeve ligjore dhe detyrimeve kontraktuale në çdo moment', tha ajo. 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?