PD: Dy arsyet pse qeveria nuk po bën shumë testime! Po mbulon vdekjen nga COVID-i

13 Prill 2020, 18:57| Përditesimi: 13 Prill 2020, 19:01

  • Share

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia nga Shkodra u shpreh se qeveria nuk e ka numrin e mjaftueshëm të testeve dhe logjistikës (një laborator) për të kryer testimet e nevojshme për të gjurmuar, identifikuar dhe parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shkodër, por edhe në qytetet e tjera. "Ne e kemi ngritur zërin për dy arsyet që besojmë për numrin e ulët të testimeve, mungesa e testeve, që u konfirmua edhe nga deklaratat e ministres por edhe të komisionit të ekspertëve, të cilët nxorën në pah edhe pamundësinë reale, apo mangësinë logjistike për të realizuar testimet e mjaftueshme.

Përfaqësuesi tha se mund të realizojmë nga 200-500 teste, pasi ka vetëm një pajisje në dispozicion. Pra ndërthurje e mungesës së testeve që nuk e kalojnë shifrën 2 mijë por edhe kapaciteteve logjistike. Numri i ulët mund të jetë edhe strategji për të mbajtur numrat e ulët për ta konsideruar një sukses, por është lojë e rrezikshme në kurriz të jetës së qytetarëve.

Thirrjet e opozitës në janar dhe shkurt u konsideruan lajthitje, por po dalin situata reale dhe konkrete dhe duhet të kishin marrë masat, duhet ti kishim paraprirë. Jemi vendi më numrin  më të lartë të vdekje në rajon dhe numrin më të ulët të testimeve. Nga momenti moment mund të plasë në cdo qytet tjetër" tha ai.

Referuar rastit të sotëm, ku ministria e Shëndetësisë njoftoi se një 59-vjeçar nga Puka i prekur me COVID-19 ndërroi jetë në Shkodër nga një hemorragji cerebrale, Spahia e cilësoi si një tentativë të strukturave të shtetit për të mbuluar vdekjet nga patologji të tjera.

'Në këtë situatë duhet të zhvilloheshin qindra testime në ditë, urgjentisht. U bëj thirrje strukturave të shëndetësisë të rrisin numrin e testimeve sikur e kërkojnë cdo specialist i fushës, ndërkombëtar apo edhe vendas.  Ashtu sikur e kërkoi edhe doktor Pipero, duhet një ndryshim strategjie, shtimi i vrullshëm i testimeve si e vetmja mënyrë për të gjurmuar, identifikuar dhe izoluar personat e prekur. Kryeministri të heqë dorë nga modeli i përfaqësimit nga ai vetë i ministrit të Shëndetësisë, Rendit, Ekonomisë apo specialistëve. Të lerë specialistët që të flasin.

Sapo shtohen pak testimet rritet edhe numri i të prekurve. Tentativa e strukturave qeveritare është gati gati kriminale për të mbajtur të fshehtë prekjen reale apo shpërndarjen në popullatë nga koronavirusi. Është e kotë tentativa për të mbuluar vdekjet nga patologji të tjera. Arsyeja reale mbetet prekja nga koronavirusi. Është një fakti i njohur botëror ndikimi që ka të përkeqësimi i situatës te ata që kanë probleme kardiake, të veshkave, hipertensioni, apo të tjerë. E kotë tentativa për t'u fshehur pa patologjive të tjera" përfundoi ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rozafa: 14/04/2020 07:32

    Sa keq sa posht jan katandisur

    Përgjigju
  • Roza: 14/04/2020 00:47

    Po kush eshte ky qe na e intervistoni. Perse Ky mjek duket qarte qe gezon kur merr vesh lajme vdekje, s’ka rendesi nga se vdiq, Cfare kontributi po jep ti zoteri zemerzi. Shko bej detyren si mjek vetem mos vrit njeri o njeri I lig.

    Përgjigju
  • Tirona: 13/04/2020 20:41

    nese nje shtetas I thjeshte do te kishte folur ne media , sic flasin disa ish deputet, ATA DO ISHIN ARRESTUAR, pse nuk arrestohen keta ishdeputet qe sot jane pa imunitet por jane shtetas te thjeshte…..

    Përgjigju
  • qani: 13/04/2020 20:09

    Kur flet ky duket sikur vjell. Tyç

    Përgjigju
  • Enida: 13/04/2020 20:07

    Me duket mua apo ky ka nje nivel inteligjence nen mesatare? Si ka mundesi te kene mbetur kaq shume te prapambetur disa shkodrane? O idiot nuk eshte testimi qe ndal koronavirusin, por eshte nxitja juaj hileqare qe i thote disa shkodraneve dilni qe te mos i bindeni edi Rames. Gomar te rente testimi ne tru.

    Përgjigju
  • Koli: 13/04/2020 20:04

    Nga vjen ky mor njerez. Turp per opoziten qe nxjerr keta qe trillojne realitetin.

    Përgjigju
  • Pjeter: 13/04/2020 19:45

    Ik ore rrote,ik tutje ore krunde,ne vend qe tu beni thirrje shkodraneve qe te rrine brenda e te mos dalin te bejne hajgare se rrezikojne jeten,ky kerkon ti pelqeje ndo pak balozit, dinozaurit te PD-se,duke majmunizuar fjalet e tij.O kellirat e kombit,nuk e kuptoni aspak qe i beni per te vjelle te gjithe, me menyren se si doni te afroni njerzit pas vetes?

    Përgjigju
  • poprap: 13/04/2020 19:32

    ore kju duhet arestuar prap, sa njerz te papergjegjshem jan o zot

    Përgjigju
  • Populli: 13/04/2020 19:11

    12 vjet ne pushtet ju patem na thoni nje gje te mire qe keni bere per kete popull.

    Përgjigju
    • Skafisti: 13/04/2020 21:45

      Do ishit duke u mbytur akoma ne Adriatik me gomone. Tani ju çon avioni gjithandej duke zgjidhur nje milion halle. I vajti fshatarit asfalti mu ne dere te shtepise ne nje vend qe kishte 4 rruge te gjitha te bera ne kohen e fashizmit. Rruge qe ripjellja i shfrytezoj per te mbjell ashashin gjithandej. Bejini te fala Vuçiçit

    • shkodra: 13/04/2020 20:57

      dakort me te gjitha pergjigjet e lart permendura un vet jam ne Shkoder

    • CaBone: 13/04/2020 20:22

      Po pse thua ta ken ne fjalor fjalen MIR kta? Ose nqs se thua per, Vjedhje, Vrasje, Mashtrime, Etj Etj. Ate po e bejn mir. Aq nivel kan plako car pret?

    • Nik: 13/04/2020 20:03

      Gerdeci

    • Lui: 13/04/2020 19:46

      Cfare te mire kane bere keta? Dritat ishin falas, sidomos per shkodranet qe i votonin me sy mbyllur.

    • Ton Ton: 13/04/2020 19:32

      Tortën ke Pallati Operës dhe Baletit e paskeni harruar zotëri?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?