Lili Sula, drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD-në e Berishës

PD e Berishës akuzon qeverinë: Po asgjëson arsimin e lartë në Shqipëri! Universitetet publike drejt privatizimit

6 Janar 2023, 12:28| Përditesimi: 6 Janar 2023, 12:37

  • Share

Partia Demokratike e Berishës ka akuzuar qeverinë për asgjësimin e arsimit të lartë shtetëror. Në një deklaratë për mediat, Lili Sula, drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD-në e Berishës, ka thënë se së vendimi i Këshillit të Ministrave tjetërsonte statusin e universiteteve publike, duke i kthyer ato në fondacione.

Sipas saj VKM 741 asgjëson shtyllat bazë mbi të cilat ngrihen universitetet publike.

“VKM 741 vë në praktikë kreun famëkeq 12 të Ligjit 80 për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që është kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas qysh me miratimin e tij më 2015. Ky vendim asgjëson përfundimisht themelet dhe shtyllat bazë mbi të cilat ngrihet e funksionon universiteti, asgjëson misionin e universitetit si e mirë publike - që përcaktohet në nenin 1 të Ligjit 80 - duke e parë universitetin si pronë private dhe vetëm si burim fitimprurës”- u shpreh Sula.

Sula tha se ky vendim i Këshillit të Ministrave për rithemelimin e universiteteve do të rivlerësonte pasuritë e paluajtshme si fondacione me vlerën e tregut,. Ajo shtoi se kontratat e punës 1 vjeçare për pedagogët do të thonin nxjerrje në ankand të institucioneve të arsimit të lartë.

“Përmes kësaj VKM  universitetet do të rithemelohen,  thënë ndryshe:

 -           pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme do të rivlerësohen si fondacione me vlerën e tregut;

-           gjendja financiare dhe burimet financiare të universiteteve publike duhet të garantojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre për të paktën 3 vjet akademikë;   e për më tepër

-           do të lidhin kontrata një vjeçare pune për personelin akademik të punësuar.

 Rithemelimi i universiteteve si fondacione, privatizimi i tyre dhe kontratat e punës 1- vjeçare për pedagogët do të thotë: nxjerrje në ankand të institucioneve të arsimit të lartë publik, të cilat, për shkak të shtrëngesës për mbijetesë do të detyrohen të rrisin taksat e studentëve. Pas goditjes së autonomisë së universiteteve dhe centralizimit të saj në plan financiar e administrativ dhe atë të lirive akademike”- u shpreh drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD-në e Berishës.

Në përfundim të deklaratës së saj, Sulo bëri thirrje që studentët dhe pedagogët të reagojnë për të mos e lejuar asgjësimin e universiteteve publike në Shqipëri.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 06/01/2023 15:31

    Ne rast se privatizohen universitetet ,Rama do jete shkaterruesi I te ardhmes se vendit ! NUK e besoj se do arrij deri ketu Pasi perdori modelin kriminal te neo liberalizmit te ekonomine me kryesren PPP shkaterrimtare te ekonomise sone suoas mentoring Blejer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?